Humb jetën punonjësi i Kurum-it në Elbasan, Inspektoriati i Punës pezullon Repartin ku ndodhi ngjarja

ELBASAN- Një punonjës i cili ishte duke punuar në Uzinën e kompanisë së çelikut “Kurum” në Elbasan ka humbur jetën pasi ka pësuar një aksident të rëndë në punë. Report Tv ka mësuar se punonjësi quhet Naim Derstila me moshë 62 vjec. Ai preu këmbën duke punuar dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë ku është transportuar në gjendje të rëndë për jetën. 

Ndërkohë që pak orë pas ngjarjes, Inspektoriati i Punës ka vendosur të pezullojë pa afat punën në repartin ku ndodhi ngjarja, në Repartin e Petëzimit.  Në një reagim për Report Tv, Inspektoriati i Punës bën me dije se janë marrë të gjitha masat dhe se puna në këtë repart është pezulluar pa afat.

"Mbyllëm repartin e petëzimit. Puna në këtë repart, pezullohet pa afat."-sqaron Inspektoriati i Punës.

Nuk dihen ende detaje mbi rrethanat e këtij aksidenti të rëndë që i mori jetën 62-vjeçarit.

Ky është aksidenti i dytë që ndodh brenda dy ditësh në ambientet e kësaj kompanie. Dy ditë më parë, në 19 nëntor, një tjetër punonjës i Kurum-it u aksidentua në punë dhe pësoi dëmtime, duke iu thyer të dyja këmbët pasi e zuri një masiv dheu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alfred: 25/11/2018 21:25

    Drejtori na tha se e ka fajin punëtori që e shtypi vinçi kjo ishte pergjigjja për në familjaret

    Përgjigju
  • Fredi: 21/11/2018 20:18

    Askidente të tillë në BE ndodhin një në 100 vjet. Por në një vend si Shqipëria ndodhin vazhdimisht. Sa keq, jeta e njeriut në të tillë vende nuk vlen asgjë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë