GJIROKASTËR- Një shpërthim tritoli ka ndodhur në lagjen Granicë e Sipërme në Gjirokastër. Shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të një banese tre katëshe të biznesmenit Ndërtim Muxhaj. (SHIKO KËTU)Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga shpërthimi nuk ka asnjë person të plagosur por vetëm dëme materiale në garazhdin e vilës dhe në pallatet përreth. Muxhaj është një biznesmen i njohur në Gjirokastër. Ai ka në pronësinë e tij linjën e autobuzeve Gjirokastër-Tirane si dhe një linjë pastrimi kimik në qytet. (SHIKO KËTU) Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:04
Detaje të reja/ I vunë tritol në vilë, cilat janë bizneset e Ndërtim Muxhajt në Gjirokastër

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me biznesmenin, banesës të së cilit iu vu tritol në Gjirokastër. Ndërtim Muxhaj është pronar i linjës së autobuzeve Gjirokastër-Tirane si dhe i një linje të pastrimit kimik në qytet.

Ora 20:58
Gjirokastër/ Kush është biznesmeni që i vunë tritol në banesë (FOTO+VIDEO)

Report Tv ka siguruar foto dhe video të biznesmenit Ndërtim Muxhaj, në vilën e të cilit u vendos tritol pak çaste më parë në lagjen Granicë e Sipërme të Gjirokastrës.