Fero është një nga reperët e rinj që korri një sukses të madh në një kohë shumë të shkurtër. Ai i fiksoi të gjithë me këngët e tij si “Gang gang” dhe “A pe din qysh”, të cilat numërojnë miliona klikime në platformën “Youtube”.

Mirëpo surprizat e reperit nuk mbarojnë këtu! Në koncertin e fundit të gjithë mbetën të shtangur kur në skenë nuk doli reperi por një arkivol. Pas disa çastesh nga arkivoli del Fero dhe nis të performojë këngën e tij. Pikërisht këtë moment këngëtari e ka shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

Η δημοσίευση κοινοποιήθηκε από το χρήστη FERO / ALLES BABA (@ferofera) στις

 “Kur ti je i dekt amo shoku apo shoqja tthir me dal. Un edhe me dek , sdek veprimtarija,”- shkruan Fero krahas videos.