SARANDE - Denoncuesja E.G, gruaja që ra viktimë e presionit dhe ngacmimeve seksuale të Agron Canes, tashmë ka gjetur një punë falë ndërmjetësimit të Zyrës së Punës në Sarandë.
Gega i është drejtuar dy ditë më parë zyrës shtetërore të punës për t’u regjistruar si punëkërkuese e papunë, edhe pas këshillimit që Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i bëri personalisht nëpërmjet telefonit, për t’u paraqitur në zyrën e punës dhe për të parë aty vendet e lira të punës.
Menjëherë pas kësaj, nëna e katër fëmijëve është pritur nga punonjësit e zyrës së punës, të cilët dy ditë më vonë e kanë kontaktuar për t’i dhënë lajmin e mirë: Denoncueses E.G i është ofruar vendi i punës si recepsioniste në një hotel resort të qytetit bregdetar. Burimet nga hoteli që ka punësuar E.G thonë se ajo do të nisë punë ditën e hënë.

Ndërkaq, rastin e denoncueses e ka ndjekur nga afër edhe Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror në Vlorë, Ines Stasa, e cila i ka qëndruar gruas pranë edhe në momentin e intervistimit në zyrën e punës, si dhe në kontaktet e saj me fëmijët në shtëpinë e fëmijës Sarandë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com