Pas tre javësh në gjëndje kome ka ndërruar jetë në spitalin e Pizës emigranti shqiptar Astrit Gërdeci 45 vjeç, i martuar dhe me fëmijë.
Vdekja ka ardhur nga plagët e rënda të marra në kokë pas një grindje me kolegun e punës shqiptarin Zihni Cullhaj 24 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur ditën e 8 marsit në komunën e Bientinas në provincën e Pizës në një punishte druri ku ishin punësuar të dy shqiptarët.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Pas një grindje për motive të dobëta, Astrit Gërdeci është goditur dhunshëm në fytyrë dhe kokë nga 24 vjeçari shqiptar.
Prokuroria ka kërkuar kryerjen e autopsisë së viktimës për ngritjen e plotë të akt akuzës.
Komento
Komente
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)