Të gjithë bashkë bëjnë mrekulli! Emigrantët mbledhin 440 mijë $, kthejnë në muze kullën e Bajraktarit

Kulla e Bajraktarit në Malësi të Madhe, ku jetoi edhe atdhetari i njohur Çun Mula, ka rifituar identitetin. Falë një kontributi të emigrantëve dhe bashkatdhetarëve malësorë nga e gjithë bota, veçanërisht nga SHBA, një investim prej 440 mijë dollarësh mundësoi rikonstruksionin total të saj.

Kjo ndërtesë karakteristike, me më shumë se 300 vite histori, tashmë do të jetë një pronë të përbashkët e krenarisë së  komunitetit të Hotit në Malësinë e Madhe.

Arian Bajraktari, trashëgimtari i familjes së Bajraktarëve të Hotit, theksoi se kulla e familjes së tij tani do të shndërrohet në Muzeun "Malësia", duke ruajtur një histori të pasur që daton mbi 300 vjet.

“Do ta quaja kulla e Malësisë. Si familje kemi menduar që ti japim jetë, këtë radhë si muze. Është konkretizimi i një pune të jashtëzakonshme që zgjati dy vite e gjysmë. Të gjithë malësorët kanë qenë aksioner. Është një ditë e gëzuar pasi shohim një projekt që merr jetë. Çdo gjë është bërë konform ligjeve. Janë mbledhur të gjithë komponentët. Muzeu do të vije duke u pasqyruar”, Arian Bajraktari, trashëgimtari i familjes së Bajraktarëve të Hotit.

Arkitekti Zef Çuni, që udhëhoqi projektin e rikonstruksionit, sqaroi se origjinaliteti i kullës është ruajtur me përpikëri.

“Kjo ka qenë një iniciativë e familjarëve, trashëgimtareve të Çun Mulës. Kulla ka qenë në gjendje shumë të keqe. Bëmë një projekt dinjitoz të restaurimit./ Shumë familjarë, qytetarë e patriotë nëpër botë bënë të mundur financim të punimeve. Përveç se ndërtesë e Çun Mulës është një ndërtesë edhe me vlera arkitektonike. Ndërtesa prej guri është e vitit 1813 dhe e kemi ruajtur çdo detaj. Pjesa Mare është e vitit 1923. E stilit Neoklasik. Është një shembull i mirë që duhet ndjekur”, u shpreh arkitekti Zef Çuni.

Inaugurimi mblodhi me qindra shqiptarë nga mbarë bota.

Veshur me xhubletat tradicionale, ata festuan me tingujt e lahutës dhe recitimet e vargjeve të Gjergj Fishtës, poetit kombëtar, i cili ka një odë të dedikuar brenda muzeut. Fishta kishte kaluar kohë në këtë kullë, duke shkruar pjesë të veprës së tij të famshme, "Lahuta e Malësisë"

Kulla e Bajraktarit është simbol edhe i rezistencës dhe krenarisë kombëtare. Ajo ruan kujtimet e Lidhjes së Prizrenit dhe të heronjve si Çun Mula, që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mehmet Shtylla: 18/08/2024 11:56

    Një nismë e mrekullueshme dhe që duhet ndjekur edhe per te tjera objekte me vlere historike, për ti rikthyer lavdinë e merituar atyre trevave, të cilat kanë qenë djepi i Shqiptarizmes nder shekuj. Me patjetër, brezat duhet ta njohin dhe të jenë krenar për të parët e tyre. Mirenjohje për kontribuuesit për këtë mision fisnik që kanë realizuar!

    Përgjigju
  • Malsori-Tirane: 17/08/2024 17:05

    Nje bravoooo te madhe per ikyt restaurim,na ban me u ni krenar.Faqebardh kjoshi tan malsia e madhe e zoti ju rujt.

    Përgjigju
  • Katundari.: 17/08/2024 16:28

    Jh lumtë.Por kullë të suvatuar e sidomos mbi 3oo vjeçare?

    Përgjigju
    • Zoni: 17/08/2024 17:49

      E degjove intervisten o katundar apo pe vetem foton. Degjoje dhe do e kuptosh pse eshte e suvatuar.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja