E harrojnë 5 ditë në qeli, pa bukë e pa ujë, pi urinën e tij

E harrojnë 5 ditë në qeli, pa bukë e pa ujë, pi urinën e tij
Një student kolegji në SHBA është ndaluar nga agjentët e antidrogës, është mbyllur në një qeli pritjeje dhe është harruar atje për 5 ditë, pa ushqim, pa ujë dhe pa mundësi për të shkuar në tualet, sipas asaj që raporton Associated Press.

Daniel Chong, 24 vjeç, tha se ai ishte detyruar të pinte urinën e tij që të mbijetonte. Studenti I inxhinierisë u ndaluar bashkë me tetë persona të tjerë nga agjentët e DEA-s më 21 prill gjatë një operacioni ku u kapën 18 mijë kokrra ekstazi, droga të tjera dhe armë.

Chong thotë se agjentët i thanë që do ta lironin shumë shpejt, madje njëri i premtoi ta çonte me makinë në shtëpi. Pastaj e dërguan të priste në një qeli pritjeje dhe atje, e pranon edhe zëdhënësi i DEA-s, e harruan. Për plot 5 ditë.

Kur Chong u gjet në datë 25 prill, u dërgua menjëherë në spital teksa po vuante nga ngërçet, dehidratimi dhe një shpim në mushkëri (pasi kishte ngrënë xhamin e syzeve të tij).

Për t’i komplikuar gjërat më tej, Chong, që kishte futur në gojë ç’të mundej, kishte gëlltitur edhe një sasi pluhuri të bardhë të derdhur aksidentalisht në qeli, që më pas u identifikua si metamfetaminë. Ai tha se kishte pasur haluçinacione, “u çmenda krejt” shtoi Chong.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Konispoli drithërohet nga dokumentari për Çamërinë, qindra qytetarë e shohin në shesh

Konispoli drithërohet nga dokumentari për Çamërinë, qindra qytetarë e shohin në shesh