E hutoi Eleni? Eugent Bushpepa habit me përgjigjen: S'është fare ...!

E hutoi Eleni? Eugent Bushpepa habit me përgjigjen: S'është fare ...!

Eugent Bushpepa me Eleni Foureira

Ndonëse nuk arriti asnjëri të rrëmbejë çmimin e parë, ‘Eurovision 2018’ do të quhet si ‘Eurovisioni’ i shqiptarëve. Tre shqiptarë performuan në finalen e madhe të këtij festivali, duke tërhequr mjaft vëmendje.

Ndër më të komentuarat ishte këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqësonte Qipron. Ajo bëri një performancë mahnitëse, duke mos lënë pas edhe Eugent Bushpepën, që përfaqësonte Shqipërinë, apo Ermal Metën që këndonte për Italinë.

Ky i fundit e cilëson shumë seksi shqiptaren Foureira, por një mendim për të e ka dhënë dhe Bushpepa, i cili ka befasuar me përgjigjen e tij. I ftuar në emisionin ‘Top show’, Bushpepa u shpreh se Eleni nuk është fare në shijet e tij.

“Eleni dukej e rrezikshme, vajzë shumë e dëshiruar nga meshkujt, edhe mund të të hutonte”, i tha moderatorja e emisionit – Eugentit. “Varet nga shijet. Eleni s’futet te shijet e mia”, u shpreh Eugenti. “Unë e kam në krah, e zgjodha për thjeshtësinë dhe shpirtin”, shtoi këngëtari për të fejuarën e tij Andia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë