Me siguri edhe ju do t’ju bënte përshtypje një grua që zotëron një pasuri të madhe dhe ekalon gjithë ditën duke mbledhur shishe në plehra në mënyrë që t’i shesë ato. Fqinjët e Lisa Fiekowski, në lagjen e shtrenjtë të New Yorkut shprehen se ajo e kalon ditën duke mbledhur plehra të cilat i sistemon te një “Toyota” rrangallë e vitit 1993.
“New York Post” shkruan se Lisa ka në pronësi ndërtesa me vlerë mbi 8 milionë dollarë. Babai i Lisës është investues, mamaja është një biznesmene e njohur që udhëton nëpër botë. Bashkëshorti i saj, punon si ekonomist duke fituar rreth 180 mijë dollarë në vit. Por rreth 10 vite më parë Fiekowski nisi një pasion të ri, të mbledhë shishe plastike e metale nëpër plehra.
“Kjo punë më mban në formë, dhe pse nuk fitoj më shumë se 20-30 dollarë në ditë. Unë jam një bohemiane e modës së vjetër. Është e trishtueshme që njujorkezët nuk i pranojnë më njerëzit aq lehtë si dikur,”- është shprehur Lisa.
Një nga pronat e Lisa Fiekowski
Hajde mledhi ne tiran po ta majti te fut lali eri ne burg
Përgjigju