Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë në Itali. Ngjarja ka ndodhur në komunën Ariano Irpino në provincën e Avellinos në Itali, ndërsa autor i vrasjes është italiani 52-vjeçar Alessandro Palermiti. 

Shqiptari H.T është vrarë me thikë nga italiani, pasi e ka kapur mat në makinë me bashkëshorten e tij 40-vjeçare.

shqiptari i vrare ne itali
Trupi i viktimës në vendin ku ndodhi vrasja 

Gruaja e 52-vjeçarit Alessandro Palermiti kishte një marrëdhënie jashtëmartese me shqiptarin.

Autori i vrasjes ka ndjekur bashkëshorten për ti kapur më pas në flagrancë. Autori i vrasjes është arrestuar dhe shoqëruar në burgun e Ariano Irpino.



Redaksia online
(Shqiptarja.com)