Ne kemi bere nje gabim ose dhe krim te madh po te doni per mendimin tim, ndoshta nder me te medhenjte e ketyre 25 vjeteve qe kemi privatizuar vijen tone bregdetare.  Qe ne kohen e Zogut, vija bregdetare eshte konsideruar prone-shtet me interes te madh strategjik qe sot mund te jepej per perdorim deri ne 99 vjet vetem per investime te medha ne turizm. 

 Raste te ngjashme ka shume. Me vjen ndermend Antalia ku toka ju dha ne perdorim investitoreve te medhenj duke e rivleresuar dhe duke e kthyer ne nje mete te rendesishme te turizmin europian. 

Ne nuk e patem kete shans pasi bregdetin tone e shfrytezuam keq, sidomos 10 vitet e fundit ku u bene pronare te qindrave e qindrave hektareve te vijes bredetare njerez qe e kane pare detin vetem pas 90es. 

 Per shkak te ketij keqmenaxhimi, sot ne bregdet nuk mund te aplikohet rasti i Antalias, nderkohe qe perfituesit spekullative te pronave per shkak te babezise se tyre, jane kthyer ne bllokues te cdo investimi te huaj serioz.

  Turizmi, eshte shtylle e rendesishme e zhvillimit si mundesia e pashfrytezuar ne kete vend per te rritur te ardhurat dhe per te zhvilluar gjithe sektoret e tjere,por mos te harojme se sektori i turizmit eshte nje sektor shume me i veshtire sa duket, e shume me delikat se sa mund te mendohet.Kerkon stimulim e mbeshteje serioze nga shteti.

 Kerkon imazh pozitiv te vendit, infrastrukture akomoduese, trasport te shpejte dhe komod per te arritur ne destinacion etj. 

 Sa here diskutohet turizmi, te gjithe citojne artikullin e New York Times qe thote se Shqiperia eshte nje nga atraksionet qe s’duhet humbur. Ne te gjithe jemi te bindur se Shqiperia ka potencial te jashtezakonshem ne bregdet, ka monumente kulture e arkeologji, ka kulinari, ka lumenj e alpe etj.  

Por pa nje qasje serioze, te pergjegjshme e nxitese, parullat se jemi destinacion qe sduhet humbur nuk japin frute, dhe rezultati sot eshte se ne jemi te fundit e Mesdheut ne kete industri.

 Mburremi se eshte shkruar nje artikull pozitiv ne New York Times, nje nga mijerat qe shkruan cdo vit, por harrojme se nuk ka dite te vitit qe te pakten nje gazete ne Itali, Angli, Greqi  por edhe vende te tjera te mos kete lajme me vrasje, perdhunime, grabitje, plackitje, trafik droge nga bashkekombasit tane qe jetojne e levizin neper Europe.

 Shume mire qe kemi artikuj pozitive, sa me shume ardhshin, por mos harrojme qe botes u kemi dhene edhe imazhet e 92shit, 97es, 98es, Gerdecit e vrasjet ne bulevard te 21 Janarit me te cilat u prezantuam ne te gjitha mediat e botes. 

Vetem keto muajt e fundit, kemi ushqyer mediat me vrasjen makabre te ciftit te turisteve cek, me ndeshjen qe u zhvillua mes polakeve e Kukesit ku keta te fundit ndiqnin e rrihnin tifozet polake neper bulevard, me protestat e dhunshme te opozites mbi bunkera e kende lojrash, me djegie e shkaterrime per te terhequr vemendjen e mediave nderkombetare. 

 Tani behuni çek e gjermane, polake a italiane dhe kuptoni se sa e veshtire eshte per te zgjedhur Shqiperine per te kaluar me familjen te vetmet dite pushimi ne vit. 

Invesimet ne struktura akomoduese, imazhi dhe siguaria jane A-ja e turizmit dhe me vjen keq ta pranoj, por me sa di une ne kemi imazhin me te keq ne Europe dhe kjo per mua eshte shume serioze dhe shume e rendesishme. 

 Filmi Taken, me protagonist nje pengmarres shqiptar uli ndjeshem turizmin amerikan ne Europe. Shembull per te treguar  se cfare sektori delikat eshte turizmi. 

 Duken te renda keto gjera kur i rendit, por fatkeqesisht kete imazh kemi dhe nuk mund te kete zhvillim te turizmit pa nje marrje pergjegjesie me stimulim te sektorit.

 Ne keto kushte une mendoj se stimulimi i ketij sektori dhe permiresimi i imazhit qe nga rilindja urbane e deri tek permirsimi i imazhit ne arenen nderkombetare eshte domosdoshmeri dhe prioritet kombetar jo thjesht pune qeverie. Do nje kontribut te te gjitheve ne pa dallim. 

Nuk ka asnje shtet ne Europe, ne Afrike te Veriut e ne Lindje te Mesme me dalje ne Mesdhe qe te mos kete asnje rezort turistik. Per porte turistike as qe behet fjale se njesoj si Korea a Veriut permes moratoriumit tuaj e asfiksuat deri ne embrion ate sektor. 

 U terbua opozita kur kaluam me urgjence ligjin e turizmit ne korrik te 2015-es ku investimet e turizmit quheshin per here te pare investime strategjike me interes publik qe do te thote qe shteti edhe mund te marre pergjegjesi duke qene edhe partner me qellimin e ngritjes se strukturave te rendesishme turistike si e vetmja menyre per te thithur operatoret serioze te huaj. 

 Lejomeni tju kujtoj se te vetmet hotele te huaj te ngritur ne Shqiperi te nje standardi 4-5 yje jane hotel Rogner e hotel Sheraton ketu ne Tirane, vertet histori suksesi, ndaj te cileve eshte pasur e njejta qasje duke u stimuluar me toke e me taksa, e partneritet serioz. 

Kjo eshte menyra me te cilen duhet te qasemi ndaj investitoreve te huaj perndryshe nuk kane asnje arsye per te zgjedhur Shqiperine ne vend te Greqise, Italise, Malit te Zi e Kroacise. 

Po vazhdoj me turizmin sepse mendoj qe jemi ne nje moment historik per kete sektor. Une nuk kam besuar dhe nuk besoj se Shqiperia do kishte check te bardhe, do merrte para nga kushdo per t’u bere si Europa apo se Europa do na falte gje per t’u bere si ata pa punuar.

Por ne e kemi edhe nje shans

 Une mendoj qe ne e kemi nje shans per shkak te pozicionit gjeografik, historise, per shkak te bregdetit qe eshte shume i bukur por mos ta ekzagjerojme… dhe qe eshte akoma i virgjer ne nje pjese te madhe te tij, pra e kemi nje shans qe me pune ne te ndertojme kete sektor i cili mund ta beje vendin tone te ngjashem me fqinjet tane. 

 E kemi nje shans sepse situata nderkombetare eshte ne favorin tone, sepse te gjitha resortet turistike ne Afriken qendrore e ate te veriut jane te mbyllura per arsye sigurie, perfshire ketu edhe Lindjen e Mesme. 

 E kemi dhe nje shans edhe sepse se fundmi nga ky vit, edhe Turqia ka hyre ne vendet me risk per turizmin nga i cili eshte terhequr edhe Club Mediterran. 

 Pra kemi shansin se kemi territorin me gjithe oferten e mrekullueshme qe permenda me siper.

Kemi shansin se per shkak te situates  nderkombetare me  dhjetra milione turiste  jane te detyruar te ndryshojne destinacionet tradicionale, te pakten per dhjete vitet e ardhshme, te cilet jane nje mundesi e jashtezakoshme per ta rritur shume numrin e vizitoreve ne shqiperi, perfshi se fundi edhe tregun rus mbas ngjarjeve ne Turqi.

Kemi edhe nje shans sepse  ne bankat shqiptare jane te depozituara me shume  se 9 miliard euro, shifer e jashtezakonshme, qe sikur 10% e saj  te ishte e mundur te injektohej ne industrine e turizmit do ishte vertet nje rilidje per te gjithe ne.

Miremenaxhimi i te gjithe ketyre faktoreve eshte vertet nje shans historik per vendin dhe eshte shume e mundur qe me pak kujdes e pergjegjshmeri,mund te gjenerojme me shume investime ne turizem duke ndryshuar per mire te ardhmen e vendit e tonen bashke me te.