Shqipëria foli një javë të tërë për ceremoninë përrallore që Sara Hoxha mbajti në Villën Erba, buzë liqenit Como në Itali. E ndërsa italia vazhdon ende të flasë për dasmën madhështore të blogeres Chiara Ferragni.
Të dyja dasmat kishin ndryshime të mëdha, duke filluar që nga publikimi i tyre. Sara dhe Ledioni u treguan mjaft diskretë duke mos publikuar shumë detaje, kurse Fedez dhe Chiara publikuan video dhe foto të shumta nga ceremonia.
Mirëpo pavarsisht ndryshimeve, dy dasmat u kryqëzuan në një pikë. Bëhet fjalë për dekorimin madhështor plot me lule, duke krijuar idenë e kopshtit të mrekullueshëm të Edenit. Kjo pasi të dy çiftet kanë zgjedhur të njëjtën agjensi, Vincenzio d’Ascanio i cili është një dizenjues i njohur milanez.

Foto nga dasma e Sara Hoxhës dhe Chiara Ferragnez
Komente

