E keni kot! Askush nga ju nuk është si Giorgia Meloni!

E keni kot! Askush nga ju nuk është si Giorgia Meloni!

Giorgia Meloni

Flasim për Italinë. Një nga vendet më të fuqishme dhe më të pasura në botë. Flasim dhe për Giorgia Melonin, gruan politikane të së djathtës sovraniste që fitoi bindshëm zgjedhjet politike në vendin fqinj. Eshtë e kotë që shihni mes jush se kush mund të ishte Giorgia Meloni e të djathtës shqiptare. Ajo thjeshtë, tani për tani, nuk ekziston.

Edhe pse është një grua që jeton që kur ishte 16 vjeç me politikën dhe në politikë, edhe pse ishte edhe ministër në një qeveri, nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë si askush prej jush. Ja përse.

Eshtë rritur në Garbatella, në një nga lagjet më popullore të Romës, por edhe pas një karriere të gjatë politike, mbetet përsëri një njeri i thjeshtë, tani në një shtëpi gjithashtu të thjeshtë në zonën EUR. Asnjë nënë e baba nuk i ka lënë toka mbi të cilat të ketë ndërtuar kulla, që më pas i ka shitur duke fituar miliona, e që të ketë mbajtur për vete kate të tëra, që i kanë prodhuar vila në Lalëzin e Romës që i bie të jetë Ostia, apo në Sardegna a Salento që mund të ishte jugu jonë mbushur me fortesa politikanësh e politikanesh të pasura.

Edhe pse Italia, Roma, është disa fish më e madhe se Shqipëria e Tirana, njerëzit e njohin mirë njëri-tjetrin edhe aty. Giorgia Meloni, deri në ditën e fundit të zgjedhjeve ishte një nënë që çonte përditë vajzën e saj në shkollë vetë dhe si gjithë nënat e tjera pinte kafen para se të hidhej në punët e përditshme në politikë. Çantat Hermes, Gucci, makinat luksoze, vilat luksoze, restorantet luksoze (që me siguri Italia i ka me bollëk) e me bollëk dhe politikane dhe politikanë tanët, për Giorgia Melonin janë një botë që nuk i përket. Sepse thjeshtë nuk mundet. Sepse Giorgia Meloni është rritur dhe jeton në një vend ku të parët e saj ndërtuan një Shtet, ku të vjedhësh, të përvetësosh në politikë e kudo është krim dhe për çdo krim, të vogël a të madh, secili mendon se do të gjykohet një ditë. Giorgia Meloni u lind dhe u rrit në një vend ku gjyqtarë, policë, prokurorë u vranë për të mbajtur fort një shtet në shërbim të qytetarëve të thjeshtë.

Italia nuk është një vend perfekt, por ama, është një shtet që ka gjykuar politikanë të lartë, mafiozë, evazorë e shkelës të ligjit me të njëjtin zell si të tjerë shkelës e keqbërës të Italisë.

Eshtë e kotë të entuziazmoheni për Giorgia Melonin kur jetoni në fortesa luksi, bëni dasma luksi, pasi keni shitur dhe ofruar për interesat tuaja gjysmën e Shqipërisë.  

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 28/09/2022 21:05

    Meloni ka kaq vjet qe merr 15000 euro ne muaj, prandaj mos thoni qe ka vetem nje shtepi ne eur..mundesite i ka

    Përgjigju
  • Jola: 28/09/2022 19:24

    Super

    Përgjigju
  • Toni: 28/09/2022 18:21

    Bravo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë