Policia ka njoftuar sot se është kapur në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale në fushën e krimeve kibernetike "Infraud".

Gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë, nga Sektori Kundër Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me DVP Fier dhe Prokurorinë e Përgjithshme, u kap dhe u arrestua shtetasi: Aldo Ymeraj, 25 vjeç, lindur dhe banues në Fier.
	E kërkon SHBA, kapet në Tiranë hackeri shqiptar i bandës Infraud
(25 vjeçari, Aldo Ymeraj)

Ndaj shtetasit Aldo Ymeraj , ka një urdhër arresti nga SHBA, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimit kibernetik, pjesëtar i një organizate kriminale që shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në thellësi të internetit, duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh.

Nga 36 personat ndaj të cilëve u ngrit padi, 13 janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britani, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi.

Grupi i quajtur Infraud, ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34 vjeçar ukrainas dhe përdorte një forum në internet për të blerë dhe shitur karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale.

Tre pjesëtarë të organizatës ishin shqiptare. Në aktpadi thuhet se Besart Hoxha, u bë anëtar në vitin 2011 dhe shet karta krediti fallso të cilësisë së lartë. Aldo Ymeraj dhe Liridon Musliu u bënë anëtarë respektivisht në vitet 2010 dhe 2011 dhe e paraqesin veten në forumin e organizatës si persona që ofron të dhëna të komprometuara të llogarive të kartave të kreditit dhe faqeve automatike online që përdren për t’ua shitur ato të dhëna anëtarëve të organizatës.

nr 2
(Në foto nr. 2 i bandës, i arrestuar në Bankok të Tajlandës)

s.k/Shqiptarja.com