Sipas policisë së Tiranës është kapur shtetasja D.P., 20 vjeçe, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Lezhës për “largim nga banesa”.
Pas shoqërimit në policinë e kryeqytetit, 20-vjeçarja ka dhënë shpjegimet përkatëse. Ajo ka deklaruar se. me dëshirën e saj ishte larguar nga shtëpia e saj në qytetin e Lezhës për të ardhur në Tiranë, ku është martuar me shtetasin E.D., banues në kryeqytet.
Për të vërtetuar dëshminë e 20-vjeçares se ajo tashmë ishte e martuar, agjentët e policisë kanë kryer verifikimet e duhura në gjendjen civile përkatëse, ku rezultoi se D.P. dhe E.D. kishin kryer kryer të gjitha veprimet zyrtare për martesën e tyre.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
