E konfirmon Barcelona, Lewandowski lë Bayernin pas tetë sezonesh! Polaku plotëson ëndrrën

E konfirmon Barcelona, Lewandowski lë Bayernin pas tetë sezonesh! Polaku plotëson ëndrrën

Sulmuesi polak Robert Lewandowski

Tashmë është zyrtare. Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me Bayern Mynchen për blerjen e sulmuesit Robert Lewandowski, i cili nga fillimi i kësaj vere kishte shprehur një dëshirë të madhe për t’u transferuar në ‘Camp Nou’.

Barcelona ka paguar 45 milionë euro për 33-vjeçarin, ndërsa 5 të tjera do jenë në formë bonusesh për një kontratë 4-vjeçare.

Të dielën Lewandowski do të kryejë vizita mjekësore para se të hedhë firmën në kontratë. Me Bayern Mynchen polaku ka luajtur për tetë sezone, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria