Gjermania do të presë Kampionatin Evropian 2024, i cili do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik, ku pjesëmarrës janë 24 skuadra.
Skuadra vendase e Julian Nagelsmann është në Grupin A me Zvicrën, Skocinë dhe Hungarinë dhe do të tentojë të fitojë titullin e katërt evropian në historinë e saj.
Nëse kombëtarja gjermane fiton titullin e kampionit të Evropës, do të marrë çmime rekord. Drejtori i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Andreas Rettig, konfirmoi se çdo futbollist do të marrë 400 mijë euro dhe çmime të tilla ishin përgatitur edhe për Europian e mbajtur në vitin 2021 dhe Kupën e Botës në Katar të mbajtur më 2022, por gjermanët zhgënjyen.
UEFA ka vendosur që të shpërblejë secilën Federatë me 9.25 milionë euro. Në rast suksesi kjo shifër shkon deri në 19 milionë euro.