FSHF bën me dije se lista zyrtare me futbollistët e grumbulluar nga trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” do të bëhet publike të hënën më datë 27 maj, në orën 16:00.
Në të njëjtën orë trajneri do të dalë në një konferencë zyrtare për median në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” përballë gazetarëve ku do të flasë për listën e lojtarëve, përgatitjet, dy ndeshjet miqësore dhe finalet e “EURO 2024”.
Lojtarët fillimisht do të grumbullohet në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë. Kombëtarja ka edhe dy ndeshje miqësore në program ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”.
Më datë 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe do të zhvillojnë përgatitjet për finalet e Europianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau, në afërsi të Dortmundit.
Kombëtarja shqiptare do të debutojë në finalet e Europianit “Gjermani 2024” më datë 15 qershor në takimin e parë ndaj Italisë, që do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park” (Dortmund).
Ndeshjen e dytë të grupit kuqezinjtë do ta luajnë katër ditë më pas, më datë 19 qershor kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.
Ndërsa takimin e fundit në grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/6650a73c41b5b33333.jpeg)
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.1%
-
Jo
83.7%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 2175
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Euro 2024/ Mbyllet faza e 1/8, mësohet katër çiftet çerekfinaliste të Evropianit
2 Korrik, 22:53
-
Euro 2024/ Brezi i artë i Belgjikës pa asnjë trofe, De Bruyne 'shfryn' ndaj gazetarit: Idiot
2 Korrik, 22:21
-
Euro 2024/ Granit Xhaka: Italinë e mposhtëm pa dalë në fushë
2 Korrik, 21:34
-
Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp
2 Korrik, 21:08
-
'Minuta Zero'/ Karapanço: Ky Europian ka shumë pak nga hijeshia e emrave të kaluar! Andrea Marko: Në gjysmëfinale shoh Gjermani-Francë
2 Korrik, 20:11
-
Euro 2024/ Holanda spektakolare mund 0-3 Rumaninë, 'Tulipanët' rikthehen në çerekfinalet e Evropianit pas 16 vitesh
2 Korrik, 19:54
-
Euro 2024/ I pret Austria, Montella optimist: Ata kanë përvojën, Turqia freskinë e talenteve për diferencën
2 Korrik, 18:52
-
Rishfaqet Koeman, sot Rumania synon befasinë kundër Holandës! Depay: Tani nis Evropiani për ne
2 Korrik, 14:30
-
Cristiano Ronaldo: Ky, Evropiani i fundit që luaj! Heroi Costa, vendos rekord në Euro 2024
2 Korrik, 14:25
-
Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin
1 Korrik, 23:42
-
Euro 2024/ S'e ka gjetur ende golin, Lamine Yamal vendos rekord në Evropian
1 Korrik, 22:43
-
Urrejtja në rrjetet sociale, UEFA publikon statistikat e frikshme rreth Euro 2024
1 Korrik, 22:31