Po përflitej prej kohësh në media, por tashmë është e konfirmuar. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja Ajola Xoxa presin fëmijën e parë.
Lajmi konfirmohet për Shqiptarja.com nga burime të sigurta pranë çiftit. Si Ajola, ashtu dhe Erioni janë gjithnjë të dashur me fëmijët.
Të martuar prej vitit 2014 tashmë ata do të bekohen me fëmijën e tyre të parë.
Pas këtij lajmi, është vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili përmes një postimi në Instagram uron 1 qershorin, festën e vogëlushëve, duke konfirmuar se pret një fëmijë nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
Komento
100% I ka binjak
Përgjigju