Mediat greke kanë konfirmuar se mes viktimave të shkaktuara nga flakët në Athinë është edhe aktorja e famshme, Hrisa Spilioti. Spilioti së bashku me bashkëshortin e saj, Dhimitri Turnaviti, janë në mesin e viktimave që shkaktoi zjarri i një jave më parë.
Sipas mediave lokale trupi i saj është identifikuar dje por lajmi u bë publik nga mikesha e saj dhe vajza e bashkëshortit të aktores. “Dhe perdja ra… fundi erdhi dhe për dy heronjtë e mi. I paharruar qoftë kujtimi i tyre, të jeni mirë”, shkruan Aliki Turnaviti në Facebook.Tragjedia e zjarrit në Athinë shkaktoi vdekjen e më shumë se 90 personave, dhe dhjetëra të lënduar.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Komento
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)