E kritikuan pas denoncimit të zhurmave nga ndërtimet, reagon Braçe: Një përgjigje për të gjithë ata që më treguan karrigen dhe Erion Veliajn

E kritikuan pas denoncimit të zhurmave nga ndërtimet, reagon Braçe: Një përgjigje për të gjithë ata që më treguan karrigen dhe Erion Veliajn

Erion Braçe dhe fotoja e publikuar nga zv.kryeministri

Zv. kryeministri Erjon Braçe ka denoncuar herë pas here në rrjetet sociale zhurmën në orët e vona që shkaktojnë mjetet të cilat ndërtojnë pallate në Tiranë. Teksa kishte publikuar një foto, Braçe shkruante se pavarësisht se qarkullimin pas orës 12 të natës është i ndaluar, këto makineri vazhdojnë punën.

Por në postimin e fundit, Braçe u kritikua nga ndjekësit të cilit i shkruanin se ai është shteti dhe se ndryshimet i kanë vetë ato në dorë së bashku me bashkinë.

Në një shënim në mediat socale, Braçe iu është përgjigjur komentuesve, ku shkruan se të gjithë kritikët e mendojnë se ai është vetëm një karrige dhe kurrë një njeri i vërtetë, që ka shtëpi në një pallat të zakonshëm dhe acarohet nga ajo që është e padrejtë.

Braçe shton se çështja e betonit nuk është zhurmë por çështje dinjiteti, pasi dhuna e betonit po bëhet kulturë, ndaj kjo kulturë mund të zhbëhet vetëm me zë të lartë e publikisht.

'I degjova te gjithe! Per ta; Nuk je kurre njeri i vertete, karrige je ama! Publikimi i disa videove nga “netet e BETONIT”, beri te flasin edhe ata,  por edhe ata;

Te paret jane qytetare, njerez normale, me halle e shqetesime si cdokush, jane shumica. Te dytet jane kater tipologji, njerezore gjithesesi;

Nje fatkeqe qe edhe pse me pune te mire jashte se le ideologjia te postoj qofte edhe nje germe per zanatin; Nje fatkeqe tjeter qe histeria i ze mendjen dhe e shtyn nga konapiracioni banal por jo nga e verteta; Nje qyls qe u lodh heret nga puna aq sa tani jep mend por jo qyl;

Nje qe eshte edhe debil edhe leke e qe cdo dite leket e pista te korrupsionit i kthen ne peshtyma ndaj gjithkujt e paturp kete e quan gazetari;

Te gjithe behen tope ne nje rrethke: Per ta nuk mund te jesh njeri!

Pra te kesh shtepi ne nje pallat te zakonshem, te hash, te pish, te flesh, te zgjohesh prej drites se dites, prej nevojes, punes apo prej zhurmes, te acarohesh nga ajo qe eshte e padrejte per te gjithe sepse ti je atje tek te gjithe, te besh si ta;

Jo! Ti e ke te ndaluar te jesh njeri, i vertete-thone. Per ta, ti nuk mund te jesh njeri sepse ti je karrige! Duhet te sillesh si karrige, jo si njeri! Se njerez jane vec ata, kerkush tjeter.

Po edhe tek karrigia, per ta ke fuqine e pakontroll mbi cdo institucion, ligj e rregull, je hem polic, hem inspektor, hem gjykates;

Je shtet! Nuk e pranojne ne bote qe ti te rrish tek korniza jote ligjore, pushteti brenda saj.

Por me e keqja, ti nuk mund te flasesh per te padrejten,te dhunshmen, te verteten xhanem; Se ti je karrige, je shtet, je shok me Erion Veline etj.

Degjoni tani; E para, une them ate qe mendoj e ate qe besoj, se shoh te verteten nga karrigia por aty ku eshte.

E dyta, ajo puna e betonit nuk eshte ceshtje zhurme por dinjiteti; Dhuna e betonit po behet kulture.

Ti mund ta marresh nje leje te ligjshme, krejt te tille por edhe atje ku cenon rregullat e perbashketa, por perseri ajo nuk eshte leje per te dhunuar dinjitetin e gjithkujt ne mes te te cileve ke hyre “me leje”!

Po e perseris, si karrige, pertej kornizes se saj, e zgjidh hallin tim shpejt. Por kultura e fuqise se betonit, zhbehet me ze te lart e publikisht!'- shkruan Braçe.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 27/07/2021 11:40

    ja e denoncove ti si qytetar ,cfare ndodhi ? nje mut.Do ndodhe prape?E sigurt.Do denohet njeri? Kurre . E pra ky shteti qe pretendoni se po beni eshte kot ,sic ka qene edhe shteti i saliut me heret.

    Përgjigju
  • ardian: 27/07/2021 07:12

    varet si do ti shohesh gjerat e pastaj e si do ta rrotullosh fjalen e per kete jeni ustallare.o zevendes kryeminister e dim qe ska opozite ama dim qe ju aty jeni te punoni e mos brrockullisni si opozite e ben sh mir shefi jot ke filluar dhe ti pash zotin beni punen

    Përgjigju
  • Lorenci: 27/07/2021 05:29

    Ky eshte personi me kot qe nuk ja ka idene si funksionon shteti. Ky merr rrogen kot.

    Përgjigju
  • Jolai: 26/07/2021 22:29

    Ky ka kthyer pergjigje kot. I gjithe thelbi i ankeses se qytetareve eshte se ky zoteria gjithmone ankohet per prbl e veta dhe te pallatit te rruges se tij dhe lushnjes kuptohet. Po problemin qe ka ky e ka gjith tirana si mund ta zgjidhin qytetaret e thjeshte kur se ka Gjidhur ku qe eshte zv i t parit t vendit ok brace e kuptove

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur