David Datro Fofana ka gjetur akordin dhe për 12 milionë euro do lërë Molde në Norvegji dhe do kalojë te Chelsea në Londër për të zëvendësuar Armando Brojën. Sulmuesi 20-vjeçar ka gjetur akordin total dhe sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano do jetë sot në Londër për të nënshkruar kontratën.
Në ditëlindjen e 20-të, Fofana merr dhuratën më të madhe këtë ditë, me kontratën që pritet të jetë deri në 2026 me të drejtë rinovimi. Me 21 gola dhe 7 asiste këtë sezon te Molde, Fofana bën hapin e madh në karrierë.
I lindur në Bregun e Fildishtë dhe pjesë e kombëtares afrikane, Fofana luan në qendër të sulmit dhe në krah, teksa Chelsea ka gjetur zëvendësuesin e Armando Brojës së dëmtuar. Afrimi i sulmuesit në janar nuk përjashton atë të Christopher Nkunku në verën që vjen.