E KRYER/ 72 milionë euro për një 16 vjeçar, Real Madrid arrin akordin me yllin brazilian

E KRYER/ 72 milionë euro për një 16 vjeçar, Real Madrid arrin akordin me yllin brazilian

Endrick Felipe Moreira de Sousa

Endrick Felipe Moreira de Sousa ose shkurt Endrick ka gjetur akordin dhe nga vera e 2024 (mbush 18 vjeç) do jetë pjesë e Real Madrid. Sulmuesi 16 vjeçari brazilian i Palmeiras është talenti që premton më shumë për të ardhmen, me presidentin e "Galaktikëve" që nuk është kursyer duke ofruar 72 milionë euro.

60 milionë euro do shkojnë në arkat e Palmeiras, teksa 12 milionë euro janë taksa. Kontrata e djaloshit të lindur në 21 korrik 2006 me ekipin brazilian është deri në 2025, teksa Real Madrid fiton kështu garën me shumë klube europiane që kishin synim afrimin e sulmuesit.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano bën me dije se të gjitha palët kanë rënë dakord dhe presidenti madrilen Florentino Perez dëshiron firmën paraprake deri në fundin e këtij muaji. Kësisoj Real Madrid afron në ekip një nga talentet më të mëdha të futbollit brazilian.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

'I kanë bërë vendit krimet më të mëdha’, Yzeiri: Meta e Berisha sulmojnë SPAK s’e s’janë ndëshkuar! Rama me diasporën? S’mund t’i përdorim si spektatorë futbolli

'I kanë bërë vendit krimet më të mëdha’, Yzeiri: Meta e Berisha sulmojnë SPAK s’e s’janë ndëshkuar! Rama me diasporën? S’mund t’i përdorim si spektatorë futbolli