E kryer/ Depay transferohet në Brazil si lojtar i lirë

E kryer/ Depay transferohet në Brazil si lojtar i lirë

Memphis Depay

Sulmuesi holandez Memphis Depay i cili së fundmi ka ndarë rrugët me Atletico Madridin, është shumë afër një hapi të papritur në karrierën e tij. Pas largimit nga kryeqyteti spanjoll, sulmuesi 30-vjeçar pritet të transferohet në Brazil tek Corinthiansi, ka raportuar media braziliane UOL Esporte.

30-vjeçari me gjasë do të marrë vendimin për t’iu bashkuar futbollit brazilian, duke i ikur kështu presionit të ligave evropiane dhe të përqafojë një mision të ri në karrierën e tij.

Corinthians, një klub me një histori të pasur dhe tifozë me plotë pasion, mund t’i ofrojnë atij mundësinë perfekte për të ‘ringjallur’ karrierën dhe për t’u bërë një figurë kyçe në skuadër.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sherr mes grupeve, plagoset me thikë 25-vjeçari shqiptar

Itali/ Sherr mes grupeve, plagoset me thikë 25-vjeçari shqiptar