E kryer/ Ylber Ramadani në Serie A, Aberdeen përfiton 1.2 milionë euro

E kryer/ Ylber Ramadani në Serie A, Aberdeen përfiton 1.2 milionë euro

Ylber Ramadani

Ylber Ramadani do jetë lojtari më i ri i Lecces në Serie A. Mesfushori i Kombëtares ka mbyllur marrëveshjen me Aberdeen, edhe pse kontrata mes tyre skadonte në 2025. Kanë qenë 1.2 milionë euro që kanë bindur skocezët për të hequr dorë nga shqiptari.

Veç kontratës tre vjeçare me të drejtë rinovimi, Ylberi do përfitojë edhe 500 mijë euro në sezon pagë. Kështu, një tjetër shqiptar i shtohet elitës së futbollit në Itali.

Ramadani do jetë pjesërisht pjesë e Aberdeen, pasi skocezët kanë mbajtur 10 përqind të kartonit të tij. Lecce nuk ka qenë e vetme në garë për ish-mesfushorin e Partizanit, pasi për të interesohej edhe Verona. Mediet në Itali tregojnë se brenda pak ditësh Ramadani do prezantohet në ekipin e ri.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy