E la gruaja, kosovari tentoi të vrasë
veten, vdesin 2 fëmijët në Gjermani

E la gruaja, kosovari tentoi të vrasë<br />veten, vdesin 2 fëmijët në Gjermani
Një baba është bërë shkak i vdekjes së dy fëmijëve të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dresden të Gjermanisë, ku sipas mediave vendase bëhet fjalë për një 46-vjeçar nga Kosova, i cili tentoi të vrasë veten me makinë pasi nuk pranonte vendimin e gruas të tij për t’u ndarë, por fatkeqesisht dy te vegjlit vdiqen dhe babai shpetoi vetem me disa plage.
 
Ai po udhëtonte me makinë së bashku me dy fëmijët e vegjël, vazjën 4 vjeç dhe djalin 5 vjeç, kur ka përplasur makinën e tij në një pemë.

Nuk dihet nëse babai i dy fëmijëve kishte si qëllim të vriste veten së bashku me fëmijët, apo nëse e ka kryer këtë veprim fatal në gjendje të rënduar mendore, duke harruar se në makinë janë edhe dy të vegjlit. Për pasojë dy fëmijët gjetën vdekjes në aksidentin fatal.
 
Gazeta gjermane “Bild” duke iu referuar prokurorëve që po hetojnë këtë çështje, thotë se është kërkuar arrestimi i shqiptarit. Sipas hetimeve paraprake, besohet se shqiptari ishte ndarë nga nëna e fëmijëve dhe nuk donte ta pranonte një gjë të tillë dhe kjo e ka shtyrë drejtë vrasjes së vetes bashkë me fëmijët.

Aksidenti ka ndodhur të dielën, pasi fëmijët ndodheshin me të për fundjave siç kishte rënë dakord me ish-bashkëshorten 

aksident
aksidenti

Redaksia Online
 (u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot