Një ditë më parë u përhap lajmi se këngëtarja shqiptare Adelina Berisha ishte në një lidhje me djalin e deputetit shqiptar Lefter Kokës, Arbrin. Sipas “Bluetooth”, dyshja është njohur nga shoqëria e përbashkët dhe janë shoqëruar shpesh së bashku. Të njëjtat burime shpreheshin se Adelina dhe Arbri po kalojnë disa ditë pushime në bregdetin e Vlorës.
Mirëpo një ditë më pas ka ardhur edhe reagimi i këngëtares. Adelina ka postuar një foto ku shihet duke ecur e veshur krejtësisht me të bardha. “Nuk më interesojnë se çfarë flasin,”- shkruan këngëtarja krahas fotos. Por në këtë mënyrë nuk ka sqaruar asgjë, nëse është apo jo e vërtetë që bukuroshja bjonde ka një lidhje intime me Arbër Kokën.
Jashtmase e punume
Përgjigju