'E lidhur me krimin!' Gjykata i përgjigjet policisë: Autori që plagosi efektivin në Fier ishte bjond...ju arrestuat një brun!

Gjykata e Fierit reagoi pas akuzave të forta të ardhura nga Policia, pas vendimit që liroi nga qelia punonjësin e bashkisë së Mallakastrës që u akuzua fillimisht si autor i goditjes me gurë në kokë efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë protestës së opozitës kundër Ramës, në Fier.

Gjykata thotë se nuk kishte prova për të mbajtur në qeli Pëllumb Isufajn, 56 vjeç, punonjës i Bashkisë Mallakastër, ndaj vendosi ndaj tij masës e sigurimit personal 'arrest shtëpie'.

Në një reagim, Gjykata e Fierit, thotë se nga provat filmike, autori që ende nuk është identifikuar sipas saj, nuk ka ngjashmëri fizike me të ndaluarin.

"Nga provat që janë mbledhur deri në këtë fazë të hetimit nuk provohet dyshimi i arsyeshëm që autori i goditjes me gurë të punonjësit të policisë ka qenë pikërisht Pëllumb Isufaj. Personi që ka qëlluar, por i paidentifikuar nga pamjet filmike, është dukshëm më i ri në moshë se i ndaluari Pëllumb Isufaj dhe është me flokë gështenjë të çelur, apo bjond, në një kohë që i ndaluari është me flokë dukshëm të zinj", thuhet në reagimin e Gjykatës së Fierit.

Reagim i Gjykatës së Fierit

Një ditë më parë, pas vendimit të gjyqtarit Pirro Sota, Policia e Shtetit tha se do ta padisë gjykatën, duke lëshuar akuza të forta në drejtim të gjyqtarit.

"Rreziku për jetën e punonjësve të policisë, shtohet jo vetëm nga papërgjegjshmëria e elementëve kriminalë, por edhe e gjyqtarëve të lidhur me krimin. Policia e Shtetit  do të depozitojë padi penale ndaj gjyqtarit Sota, si dhe do të referojë pranë organeve të Vettingut dokumentacionin që provon absurditetin e vendimit të tij" deklaron policia.

Por PD-ja e cilësoi si kërcënim të gjyqtarit reagimin e Policisë së Shtetit. "Kërcënimi me vetting i gjyqtarit te Fierit vetëm pse mbrojti interesin e qytetareve dhe nuk zbatoi urdhrin politik te trafikanteve qe drejtojnë Policinë Politike, është prove e qarte sesi Edi Rama shantazhon dhe kontrollon çdo gjyqtar ne vend", tha PD-ja.

Theksojmë se Bashkia e Mallakastrës drejtohet nga Agron Kapllanaj, i zgjedhur nga PD.

Një protestë e organizuar nga PD dhe LSI në Fier ditën që kryeministri Rama zhvillonte një tur në këtë qark, përshkallëzoi në dhunë, ku një protestues plagosi rëndë me mjete të forta në kokë, një punonjës të FNSH-së.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 14/03/2019 16:52

    A ty ta q..... gjithe Fieri gjithe librin e familjes o i paburre. Ty duhet te te vihet ne banese e te ta bejne gruan vajzen nje here bjondi nje here bruni e nje here mulati.

    Përgjigju
  • populli: 14/03/2019 14:28

    Meçe eshte brrun pse e mbani ket bjondin arrest shtepie o hajdutet e shekullim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve