Në momentin kur reperi shqiptar Rigels Rajku lancoi këngën e tij “Ke ngju për mu” ajo që ra më tepër në sy ishte modelja e klipt dhe afrimiteti që kishte më këngëtarin. Pavarsisht se dyshja nuk konfirmuan nëse ishin në një lidhje apo jo mesa duket i kanë ruajtur ende kontaktet.
Këtë gjë e ka vërtetuar vetë modelja serbe Jenna Jenovich e cila i ka lënë një koment Noizyt në një postim të tijin në Instagram. “Boxing time,”- shkruan reperi krahas fotos ku shihet se është shkrepur shumë vite më parë, në kohën që Rigelsi merrej me box.
“Ok, ok,”- i shkruan Jenna, si për t’i treguar se tashmë e dinë të gjithë që është marrë me box. Të jetë acaruar vallë reperi?!