E lidhur me rivalin e Noizyt? Beatrix Ramosaj flet për marrëdhënien me reperin (Foto)

E lidhur me rivalin e Noizyt? Beatrix Ramosaj flet për marrëdhënien me reperin (Foto)

Këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare. Ajo është përfolur shumë herë edhe për jetën e saj private, ku së fundmi mediat e bënë të lidhur me reperin e njohur Escobars.

Shkak për këtë u bënë postimet e shumta në rrjetet sociale, ku dyshja shiheshin së bashku dhe shumë të qeshur. Mirëpo Trixa ka mohuar të jetë në një lidhje me Escobars. “Po e ndryshoj statusin tim të marrëdhënies nga 'single' në 'akoma single',”- shkruan Ramosaj në një postim në Instastory, duke u dhënë fund këtyre thashethemeve.

Foto e publikuar nga Beatrix Ramosaj 

Escobars njihej dikur si një nga miqtë më të mirë të Noizyt por sot janë rivalë. Pas një mungese me projekte muzikore në Shqipëri, ai publikoi klipin vetëm pak javë më parë.

Reperi i njohur Escobars 

Gjatë kohës që ka qëndruar në Shqipëri, është përfolur edhe për lidhje me femra të ndryshme. Njëra ndër to ishte ish-banorja e Big Brother, Armela me të cilën u publikuan edhe imazhe ku shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Mirëpo edhe reperi i ka hedhur poshtë këto fjalë duke u shprehur se është më single se kurrë.

Foto e publikuar nga reperi Escobars 

 

8/3
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike