Mijëra besimtarë nga mbarë vendi janë dyndur këtë të martë në Kishën e Shna Ndout, në të martën e fundit të pelgrinazhit. 

Fluksi i lartë i pelegrinëve ka sjellë lëvizje të shumta drejt vendit të shenjtë, duke shkaktuar trafik të rënduar në hyrje të qytetit të Laçit dhe në rrugët që të çojnë drejt kishës gjatë orëve të mbrëmjes.

Besimtarët kanë marrë pjesë në lutje dhe rite fetare çdo të martë për 13 javë, ndërsa kulmi i kremtimeve pritet më 12 dhe 13 qershor, kur festohet dita e Shna Ndout, një nga ngjarjet më të rëndësishme fetare në vend, që mbledh çdo vit dhjetëra mijëra pelegrinë në këtë vend të shenjtë.