Edhe armiqtë e Sali Berishës vazhdimisht janë gratë (në veçanti gratë seksi).
Sali Berishën e ka përjashtuar Amerika.
E ka përzë Presidenti Biden, familjarisht!
Por, me burra (në veçanti me burra që i duan gratë seksi), Sali Berisha nuk kacafytet!
Nuk guxon t’ia deformojë emrin Presidentit amerikan (se Presidentin amerikan mund ta quaj BIDE-vaskë e vogël në nevojtore për t’u larë poshtë), por guxon ta quaj Ambasadoren Kim-Kimete, me bindjen e maniakut, se po e bën namin e madh!
Ambasadorja amerikane flet në emër të Presidentit Biden, por Sali Berisha për t’i mashtruar shqiptarët sillet sikur ka probleme personalisht me Ambasadoren, sherri se kjo është ‘shoqe’ me Edi Ramën.
Aq poshtë i ka ra katundi Amerikës!
Është mësuar me evropianë.
Kur të vijnë letrat nga evropianët, e sheh më së miri natyrën e tyre ‘të butë’, që në fillim të letrës ia nisin: ‘Shpresoj se kjo letër ju gjen shëndosh e mirë dhe shpresoj se po ju trajtojnë mirë’.
Ti që në fjalinë e parë e krijon përshtypjen se gjendesh në interno, një këmbë n’dhé – një mbi dhé, sepse evropianët janë formalistë…
E me amerikanët ndryshe. Ata janë Kimete: të drejtpërdrejtë, të guximshëm…pse jo edhe të sinqertë (nëse lypset).
Si bartëse e këtij emri, i tregoj Sali Berishës se Kimetja gjendet në fjalorin shqip dhe do të thotë ‘Vlerë’!
Duke u munduar ta degradosh Ambasdoren Kim, t’i po e miklon!
Besa po më miklon edhe mua, si Kimetja me rolin kryesor!
Të gjithë gazetarët e Sali Berishës kënaqen kur e deformojnë emrin Kim-Kimete, në vend se të na e japin nga një karafil, ata na nervozojnë!
E siguroj Sali Berishën se të jesh Kimete nuk është edhe aq keq. Nganjëherë kur të dëshirojnë seksualisht të quajnë Qimete, ama ‘Life’ a Bitch’!
Ti nuk shkon aq larg…e di…fati im
ti nuk i do gratë seksi!
Sali Berisha preferon t’u thotë grave ‘kurva’!
Jo që i vjen më se lehti t’i luftojë gratë duke i nënçmuar, por ky vërtetë mendon se gratë janë ‘kurva’ dhe kanë vlerë vetëm nëse duken si burra.
Punë për të!
Është e komplikuar psika e tij.
Por, jo për psikologjinë.
Për Sali Berishën është jetike se çfarë mendon opinioni për të, është jetike që opinioni të mendojë në superlativ për të, prandaj, edhe ‘hakmarrja amerikane’ e godet aty ku më së shumti e ka mërzi – në opinionin e shqiptarëve për Sali Berishën!
Hallal i qoftë. U bë si Shekspiri. I ka manipuluar të gjithë ata jetima pleq të PD-së që kanë nevojë për një babë për të mbijetuar, dhe e ka manipuluar ‘Xhulietën’, për të cilin e dha partinë, e dha nderin, do ta jap edhe jetën!
Çfarë magjie ka Lulzim Basha, për ta sakrifikuar Partinë Demokratike për të?
Lulzim Basha, duket më i ri seç është (kështu jemi ne binjakët në horoskop), dhe Lulzim
Basha më mirë ndjehet si ‘i biri’ i dikujt sesa si baba i dikujt!
Prandaj, të gjitha dashuritë i mban larg, përveç Sali Berishën, i cili e bën të ndjehet Peter Pan.
S’ka më bukur se sa të mbetesh përgjithmonë fëmijë, përgjithmonë pa obligime, përgjithmonë i lirë!
Tash që nga Lulzim Basha kërkohet të distancohet nga krijuesi i tij, shtrojet pyetja:
A do ta shpëtonte Lulzim Basha – Partinë Demokratike, apo do të flijohej për Sali Berishën!
Do ta shpëtonte partinë, por nuk di si bëhet ajo punë, sepse tërë jetën e ka përkëdhelur krijuesi, krijuesi e ka urdhëruar vetëm të duket ‘i bukur dhe i ri’, këto obligime ia ka caktuar, këto i ka përmbushur…
Krijuesi nuk e ka mësuar asgjë tjetër, prandaj Lulzim Basha nuk ka asnjë ditë përvojë pune në PD (përjashto përvojën me dosje kundër UÇK-së).
Më lehtë u pavarësu’ Kosova prej Serbisë sesa që do të pavarësohet Lulzim Basha nga Sali Berisha, sepse kjo është lidhje e komplikuar psikike.
Lulzim Basha kujton se pa Sali Berishën nuk ekziston, sepse vetëm Sali Berisha ia ka dhënë atë që e ka lypur – e ka mashtruar dhe e ka bindur se është ‘dikushi’, pa qenë.
Tash që nga Lulzim Basha kërkohet të jetë dikushi – ai duket si një djalosh që e ka humbur rrugën!
Si ai udhëtari që hipi në kalë e u nis në rrugë të gjatë, rrugës i vdiq kali, e kur mbeti vetëm, as nuk diti të kthehet kah erdhi, as ta vazhdojë rrugën, sepse nuk eci me këmbët e tij!
Kupton?
Nëse Lulzim Basha flijohet për Sali Berishën, atëherë kjo do të tregonte se më shumë e do Sali Berishën sesa veten…
Kjo sakrificë nuk është normale, nëse e ka koleg, ndarja do të duhej të ishte e natyrshme!
Kush prej jush do ta sakrifikonte jetën e vet për një koleg, për një bashkëpartiak?
E për dashuri, po valla, ia vlen të digjesh!
Instikti i mbijetesës së Sali Berishës është i jashtëzakonshëm!
Kaq shumë mundohet të mbijetojë, sa të vjen gjynah prej tij…
dhe sa më afër fundit politik, aq më shumë i jep zor!
Nuk e ka lehtë, aspak!
Vuajtja e Sali Berishës është e madhe, më e madhe se Rusia!
Kushdo që e urren, e ka rastin t’i flladitet zemra!
P.S. Sali Berisha është e martja e Shqipërisë! Dhe, fundi i tij është apokaliptik, tamam si në filmat amerikan!
I përjashtuar nga Simboli i Lirisë , i Demokracisë dhe i Pavarësisë së shqiptarëve…
Nuk ka mallkim më të madh sesa Ky.
Nejse, me pas emrin Kimete ndoshta është ‘më keq’!
A e ka merituar këtë fat?
Me diçka Po!
Amerika nuk të ‘jep’ asgjë pa e merituar!
Haha. E ka vuajtjen me te madhe se Rusia! Kjo Kimetja ka stil me shume se Faik Konica. Respekt.
PërgjigjuSalmut Bershurra po mer dënimin që ai meriton. Ky është vetëm fillimi i ndëshkimit të tij për gjith vjedhjet e gjith krimet që ky malok ka bër kundër Shqiptarve.
PërgjigjuRespekte kimete. Sali berisha nuk I do femrat se eshte unisex (ia ben vetes)eshte si ata peshqit qe shumohen pa ber sex.dhe e bija eshte si ajo mantide qe ha mashkullin pasi ben sex (nje lloj insekti qe ha cdo gje)do ta haje ate burrin e gjore budalla
Përgjigju