DELVINE, Sarandë - Një 47-vjeçar ka përdhunuar një vajzë të mitur, vetëm 8 vjeç në fshatin Krane të Delvinës, ndërsa është arrestuar mbrëmë rreth orës 02:00. Sipas informacioneve nga korespondeti i Tv A1 Report, Piro Nase, shtetasi Panajot Anangnosti i identifikuar si autor i ngjarjes, njihej edhe më parë në zonë për prirje seksuale ndaj të miturve. Ai e ka mashtruar 8-vjeçaren duke e çuar në kasollen e bagëtive ku edhe e përdhunoi. Abuzuesi ka shfrytëzuar faktin që nëna e vajzës nuk gjendej në shtëpi.

Panajoti ishte i dashuri i nënës së vajzës 8 vjeçare dhe bashkëjetonte me të e dy fëmijët e saj (vajzën dhe një djalë). Ai e ka mashtruar viktimën e përdhunimit me lek duke i kërkuar asaj të shkonte në kasollen e bagëtive për t’i dhënë një dhuratë të bukur. Fëmija tetë vjeçare K.C. nga naiviteti i moshës e ka besuar Anagnostin.

Komshinjtë kanë mbërritur në vendngjarje, pasi dëgjuan të bërtiturat e së miturës, të cilën e gjetën të traumatizuar duke qarë vazhdimisht, çka kërkoi më pas edhe ndihmesën e një psikologu. Mungesa e një psikologu të mirëfilltë për trajtimin e çështjeve të tilla qoftë në Delvinë apo Sarandë, ka bërë që fëmija, të qëndrojë i strukur në dhomën e së ëmës. Anagnosti pas përdhunimit është larguar në drejtim të paditur, ndërkohë që Policia e Delvinës, mundi ta arrestonte në orët e para të ditës së sotme, pas disa orësh kërkimesh.

Abuzimi seksual ndaj të miturës ka ndodhur disa ditë më parë dhe ka qenë vetë nëna ë saj e cila ka bërë denoncimin në polici. Dje, shtetasja me inicialet K.C është paraqitur në Komisariatin e Policisë Delvinë, dhe ka kallëzuar faktin se para disa ditësh vajza e saj e 8-vjecare është abuzuar seksualisht nga bashkëjetuesi i saj Panajot Anangnosti, 47 vjeç. Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se me vajzën e mitur është kryer marrëdhënie seksuale.

Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për ndjekje të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur” parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal.

(Gre.M/Shqiptarja.com)