E mbani mend këngën e famshme
'Macarena'? Ja kuptimi i vërtetë...

E mbani mend këngën e famshme<br />'Macarena'? Ja kuptimi i vërtetë...
Që kur u publikua për herë të parë në vitin 1994 nga grupi spanjoll Los del Rio, “Macarena”, me muzikën e saj infektuese dhe kërcimin e paharrueshëm u shndërrua në një himn.

Janë të shumtë ata që kanë kërcyer nën ritmet e këngës dhe kërcimit të “Macarena”. Madje si këngë ritmike ajo është përdorur në festa të ndryshme

Por të paktë ishin ata që kishin arritur të deshifronin apo t’u vinin veshin vargjeve të këngës hit. Dhe kur të mësoni kuptimin e tekstit të këngës, ndoshta do të mendoni se nuk është shumë e përshtatshme kjo këngë për festa.

Në një video të publikuar në internet në versionin anglisht të këngës, “Macarena” nuk ka qenë një version i përshtatshëm kërcimi.

Ja përkthimi në shqip i tekstit origjinal të “Macarena”:
Jepi gëzim trupit tënd, Macarena
Pasi trupi jot është bërë për gëzim dhe gjëra të bukura

Jepi gëzim trupit tënd, Macarena.
Hey Macarena!

Macarena ka një të fejuar me mbiemër...
Me mbiemër Vitorino
E teksa ai po betohej në ushtri
Ajo po e bënte me dy shokë.
.…

Macarena ëndërron El Corte Inglés*
(*qendra më e madhe e shitjeve në Spanjë)
Dhe ble veshjet më moderne
Ajo dëshiron të jetojë në Nju Jork
Dhe të joshë një të dashur të ri...aaay!
/shekulli/
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike