E mbijetuara e kancerit tregon fotot
e dhimbshme: Kjo është e vërteta

E mbijetuara e kancerit tregon fotot<br />e dhimbshme: Kjo është e vërteta
Jenn Alter është 36-vjeçarja që i ka mbijetuar sëmundjes së kancerit të gjirit. E lodhur nga fakti se njerëzit e seksualizojnë sëmundjen fatale, Alter postoi disa foto në llogarinë e saj në Tumblr, ku tregonte se sa e dhimbshme është në fakt sëmundja e kancerit dhe pasojat e saj në trupin e femrës.

Jenn fotografoi trupin e saj pasi iu nënshtrua 35 ditëve trajtime me rrezatim në 2013. "Kanceri i gjirit nuk është seksi", shkroi 36-vjeçarja, "Nuk ka të bëjë me shpëtimin e gjinjve. As me 'ditën pa reçipeta', që u shërben femrave si justifikim për të postuar foto seksi. Kanceri i gjirit ka shenja, marrje mendsh, dhimbje, kokë qerose, lëkurë e djegur dhe zemra të thyera."

Alter tha për The Huffington Post se synonte t'i tregonte njerëzve që kanceri i gjirit është më shumë se bluza të bukura dhe shprehje seksi në Instagram.

"Tetori është i vështirë për të mbijetuarit e kancerit të gjirit", tha Jenn. "Më shqetëson 'ndërgjegjësimi' i kësaj çështjeje që trajtohet si seksuale. Shprehjet si 'shpëtoni gjinjtë' ose 'dita pa reçipeta' mund të jetë ofenduese dhe poshtëruese për të mbijetuarit, shumë prej të cilëve kanë humbur gjoksin gjatë trajtimit të sëmundjes. Ne nuk po përpiqemi të shpëtojmë gjoksin. Po përpiqemi të shpëtojmë jetën tonë".
gjoks me kancer
gjoks me kancer
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar