Opozita e ka kthyer në sport kolektiv sharjen, fyerjen dhe akuzat monstruoze ndaj Edi Ramës. Nëse do të lexosh tekstin e Lulëzim Bashës sot, por edhe nëse lexon të tjerët më parë, kur flitet për Edi Ramën, fjala « kriminel » pëe rdoret mbi tridhjetë herë. Edi Rama është bërë ankth për opozitën dhe është kthyer në obsesion për ta sepse aktualisht ai është lideri politik që kjo opozitë nuk e mund dot dhe si hakmarrje vërshon një logori dhe përroi psikik e i shthurur që për të vizatuar një portret që opozita do të donte të ishte, por, që në fakt nuk është.
Lulëzim Basha dhe opozita kanë krijuar një traditë regresive në komunikimin publik duke e ndërtuar atë me leksemat e marra nga fjalori i propogandës së shthurur komuniste dhe duke e përzierë me helmin e mllefit dhe patetikën e sharjeve që nuk gjendet në asnjë fjalor politik të botës. Lulzim Basha kujton se duke derdhur nga goja një lumë me fjalë pa referencë që vërtiten rreth dy apo tre nocioneve regresive si kriminel, narkotrafikant, bandit etj., dhe duke e mbushur tekstin me shenja të tilla, ai mendon se tashmë e ka mundur Edi Ramën dhe i ka frymëzuar fanatikët e tij që të ngrihen e të rrëzojnë kryeministrin e Shqipërisë. Ky banalitet i paparë ndonjëherë jo vetëm që nuk nxit njeri, por shërben vetëm si një matës i dëshpërimit të thellë ku është futur Lulëzim Basha dhe Berisha po ashtu.
Në fakt, po të kthehemi pak pas në kohë do të vërejmë se ligjërimi ynë publik, sidomos gjatë viteve të diktaturës, u karakterizua nga gjuha e rëndë dhe retorika e ashpër kundër kapitalizmit e borgjezisë. Për fat të keq, edhe sot, pa asnjë arsye të qartë, shtresa e sipërmarrësve shqiptarë thirren oligarkë, çdo sipërmarrës që shfaqet në publik menjëherë do të anatemohet si bandit i lidhur me mafien.
Po të dëgjosh Lulzim Bashën apo dhe të tjerë, të krijohet përshtypja që në Shqipëri, ashtu siç thoshin komunistët në diktaturë, njerëzit po hanë njerëzit e tjerë. Të gjithë ata që merren me politikë janë hajdutë, mjekët, pedagogët, policët të gjithë janë monstra që vjedhin e rrjepin popullin. Kulmin e arriti ajo gazeta on line kanadeze që thoshte se Shqipëria është bërë si Venezuela ku mungon uji dhe dritat. Patosi negativ që ka shpërthyer këto ditë për ta paraqitur Shqipërinë si vendin më të urryer në botë, vendin më të pajetueshëm të mbuluar nga droga e krimi, po dëmton jo Edi Ramën por ne të gjithëve.
Mirëpo, në gjithë këtë zallamahi fjalësh, të huajt që vizitojnë Shqipërinë, përfaqësuesit e vendeve europiane dhe të SHBA-së në vendin tonë, kanë një mendim tjetër për Shqipërinë dhe Edi Ramën. Sado të mundohet opozita dhe Lulëzim Basha që të vjellin mbi Edi Ramën gjithë fjalorin e mbrapshtë dhe të ndyrë me sharje e fyerje, ata duhet ta dinë se është dhe një opinion tjetër në këtë vend që ka një mendim tjetër për të. Edi Rama është politikani shqiptar që ka lënë gjurmë në Shqipërinë e re.
Tirana është bërë metropol i lakmueshëm falë tij, politika e jashtme e këtij vendi është bërë vitale falë tij. Ekonomia shqiptare është stabilizuar dhe qytetet shqiptare kanë marrë një pamje tjetër falë Edi Ramës. Të gjitha shifrat makro janë impresionante dhe vendi ka njohur një rritje të shkëlqyer të turizmit. Shqipëria është bërë më e bukur dhe më me dritë. Mirëpo, në anën tjetër, janë një grup i madh shqiptarësh në media dhe opozita gjithashtu që Edi Rama i ka shpërfillur dhe nuk i ka bërë pjesë të programeve të tij. Histeria e kësaj kategorie ndaj tij dhe histeria e opozitës nuk tregojnë realisht defektet e kryeministrit shqiptar, por shfaqin inatin dhe zemërimin e hidhur ndaj tij.
Pikërisht kjo e ka bërë të vështirë ta gjykosh Edi Ramën drejt siç do të duhej bërë me një kryeministër normal. Nëse opozita dhe ata që hedhin mbi Ramën nga mëngjesi në darkë tonelata me zift, do të ishin racionalë dhe do të ishin marrë edhe me punë të tjera që ka ky vend përveç Edi Ramës, me siguri që sot do të kishim një profil tjetër të kryeministrit shqiptar, një profil që do të ndërtohej më ato të mira që ka dhe ato defekte që manifeston. Mirëpo, nëse nga mëngjesi në darkë të gjithë ulërasin krimineli, droga banditi, etj etj, atëhere një pjesë e madhe e opinionit ka të drejtë të vërë buzën në gaz e të thotë : kështu Edi Rama mund të rrijë edhe nja pesë mandate si kryeministër.
Ateher tè roje korupsioni qe po' mbyte vendin .
PërgjigjuShume shkrim i mire...
PërgjigjuVetem dicka do te them Edi Rama nuk krahasohet kurr me kriminelat e shqupit ...keta kan lyer duart me gjak dhe nuk kan dhen llogari akoma. Keta me keto sharje vetem se e forcojne me shum edin, vetem i bejn dem shqiperis asgje me teper.Ne kete derxhe qe ka arritur Opozita kam frik se ne vitin 2025 mund te provoj pushtetin.I uroj suksese Lulzimit ne baltosjen e shqiperis!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
PërgjigjuNuk habitemi me fjalorin e paket dhe prej halabaku te Bashes , zoti Yzeiri, pasi ata ( pd+lsi) ne karakteristiken qe u ka bere populli jane: kriminele( kujto vrasjet ne diten me diell dhe pa diell, te deputeteve,te miqve te afert,te njerezve te thjeshte), drogazhi( Kujto Lazaratin, qe vrane dhe policin e fnsh, hajdute( piramidat,floririn, bllokun 7%, armet, rruga e kombit, cez etj). Edi Rama do rrije ne ate pozicion derisa t'ju dale boja miiire ketyre.
Përgjigju