'E merituam e stërmerituam!' Shqipëria fiton 3-0 me Çekinë, Duka: Jemi pothuajse në Euro 2024

'E merituam e stërmerituam!' Shqipëria fiton 3-0 me Çekinë,  Duka:  Jemi pothuajse në Euro 2024

1695737664_armandduka.png

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024.

“E merituam, e stërmerituam. Jam shumë i lumtur. Kjo na bën të jemi pothuajse më shumë se një këmbë në Euro2024. Jam shumë i gëzuar” tha presidenti I FSHF-së, Armand Duka pak minuta pas përfundimit të ndeshjes. 

“Ishte ndeshje me presion të jashtëzakonshëm, kisha stres. Nuk e mendoja 3-0, do të isha i kënaqur edhe me një pikë. Çekët janë të fortë dhe këta i mundën falë grupit dhe zemrës. Hysaj dhe ata që kanë qenë në Europianin e kaluar kanë pasur nga momentet më të bukura në jetë”.

A është kjo skuadra më e mirë në drejtimin tuaj? “Këtë duhet ta thonë specialistët, kjo është skuadër fantastike, janë djem me mend dhe sedër. E duan njëri-tjetrin, nuk kemi superyje, por kemi një skuadër yll. Edhe në 2016-tën shkuam në Europian me fitoren 3-0 në CAS, edhe atëherë ishte djersa e çunave ashtu si sot".

Sylvinho, i prisje këto rezultate kur arritët marrëveshjen? “Kur vendos nuk mund të jesh i sigurt, por na bindi me projektin dhe kishte një ndjenjë pozitive që të bën për vete. Sylvinho ka një meritë kryesore për këto rezultate, është regjizori. E ka thënë se ne jemi një, e ka thënë në shqip. Kjo ishte edhe për Ismajlin që nuk ishte, ka shumë merita Sylvinho”, u shpreh Duka.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Kombëtare spektakolare, Shqipëria fiton 3-0 me Çekinë dhe nis 'fluturimin' për në Europianin 2024


S.G/S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Dita e Lirisë së Shtypit, opozita: Rama armik i fjalës së lirë! Zhupa: Për 1 vit, 30 sulme ndaj gazetarëve

Dita e Lirisë së Shtypit, opozita: Rama armik i fjalës së lirë! Zhupa: Për 1 vit, 30 sulme ndaj gazetarëve