“Akuzat janë të rreme, ajo që pretendohet nga 15- vjeçarja nuk është e vërtetë. S’ka ndodhur asgjë mes meje dhe vajzës. Unë jam një person i rregull dhe familjar”, është shprehur 50- vjeçari në deponimin e tij në polici.
Gjithashtu policia ka marrë edhe dëshminë e bashkëfshatarëve të tij, ku këta të fundit janë kanë thënë se 55- vjeçarin e njohin si një person të qetë dhe familjar, i cili kurrë nuk ka sjellë shqetësime.
Ndërkohë policia do të presi lindjen e fëmijës, për të vërtetuar nëse 55- vjeçari është babai apo jo.
Ngjarja e përdhunimit të 15- vjeçare në Pogradec u bë publike gjatë ditës së sotme, ndërsa e mitura pretendonte se ishte përdhunuar që në muajin mars të 2017.
Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com










