E pazakontë/E dinin të vdekur prej 7- vitesh, ‘Pa Gjurmë’ gjen gjallë Ifete Sherifin! Shokohet i vëllai kur i dëgjon zërin, e motra nuk e njohu

Dy vëllezërit dhe dy motrat e dinin të vdekur, ndërsa ’Pa Gjurmë’ komunikon lajmin se Ifete Sherifi, e moshuara që ka humbur kujtesën është gjallë dhe ndodhet prej 7 vitesh në Shtëpinë e të Moshuarve në Poliçan. Kjo histori thuajse e pabesueshme përcolli në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ këtë të enjte, emocione të papërshkrueshme. Pasi mundi të zbulonte identitetin e vërtetë të zonjës nga Tirana. Stafi udhëtoi drejt azilit në Poliçan për të takuar të moshuarën, e cila nuk ka asnjë informacion për jetën e saj. 63- vjecarja u gjet marsin e vitit 2014 e gjakosur në një rrugicë të kryeqytetit me dëmtime të rënda në kokë. Uniformat blu e dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë, ku zonja pa identitet qëndroi e shtruar për 3 muaj nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në epikrizën e daljes shkruhej se kishte humbur kujtesën.

Pasi u rehabilitua, Shërbimi Social Shtetëror e dërgoi në qendrën e të moshuarve në Polican. I vetmi emër që ajo ka përsëritur vazhdimisht është Ifete Sherifi, emri i vërtetë i saj.

Rasti u denoncua nga Mirela Përroj një nga punonjëset sociale të azilit, e cila iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ me qëllim identifikimin e gruas, për të cilën askush nuk ishte interesuar.

Kur rasti u bë publik në puntatën e 7 shtatorit në Report Tv, një bum telefonatash mbërritën në redaksinë e programit, ku një nga dëshmitë e rëndësishme ishte edhe ajo një ish-fqinje. Ndërsa u shpreh e bindur se zonja që ajo kishte parë në ekran, ishte Ifete Sherifi dha detaje të vlefshme mbi të shkuarën e 63-vjecares.

Unë e njoh shumë mirë Ifete Sherifen se e kam patur komshije. Pas konfilkteve që pati me ish-burrin ata u divorcuan. Familja e saj nuk e qaji më dhe burri e dëboi. Ifetja ka jetuar rrugëve duke bërë për shumë kohë jetën e një endacakeje dhe flinte në shkallët e një pallati. Shumë vonë nëna I hapi derën, por ajo qëndroi shumë pak me prindërit dhe u largua. Që prej asaj kohe nu u mor vesh çfarë ndodhi me Ifeten. Edhe prindërit I vdiqën më vonë. Para 4 viteve i vëllai i saj Spartaku shiti shtëpinë dhe unë e pieta: Ore ku është Ifetja?-ai m’u përgjigj: Na ka vdekur. Unë u habita kur pashë emisionin ’Pa Gjurmë’ dhe shfaqi videon ku fliste Ifetja.

Ifete Sherifi ishte identiteti i vërtetë i saj, emri që zonja pa kujtesë ka thënë në mënyrë të përsëritur për 7 vite me radhazi. Ishte ky emeri, pas të cilit ‘Pa Gjurmë’ nisi investigimet, për të zbuluar identitetin e zonjës, të cilin as policia nuk kishte mundur ta identifikonte.

Pas gjetjes së trungut të familjes dhe mbërritjes në gjurmët e familjarëve stafi udhëtoi sërish drejt Poliçanit për të përcjellë të tjera emocione.

Zonjës  me flokë të thinjura dhe me sy të përhumbur iu tha emri i të birit. Fatkeqësisht, ajo nuk mundi ta kujtonte dot se kishte edhe një djalë me emrin Arian Ciko, të cilin e la që kur prej moshës 2-vjecare, kur u divorcua nga bashkëshorti në vitin 1983 dhe ai e dëboi nga banesa. Ifetes në program iu treguan edhe fotot e siguruara të dy vëllëzerve, Arbenit dhe Spartakut, por ajo serish nuk mundi dot të kujtojë asgje. Prekëse ishin fjalët që ndoshta ajo i lidhi me rrethanat e së shkuarës.

Na e bëri me dorë dhe na tha: Shikoni punën tuaj. Djemtë janë sekret i madh. Pse unë kam djalë? Nuk e kam gjetur më aty. Po e pres Arjanin...

Gjetja e familjarëve të Ifetes zbuloi në të njëjtën kohë dhe jetën e vështirë, që kishte bërë e moshuara, e cila për shumë kohë kishte jetuar e vetme, duke kaluar netët në shkallët e pallatit. Shokues ishte momenti, kur vëllai mësoi se e motra ishte gjallë. Arben Sherifi u shpreh për gazetarët se prej 7-vitesh motrën e dinte të vdekur.

Por një tjetër e papritur, ndodhi në emisonin ’Pa Gjurmë’, kur në minutat e fundit të programit reagoi live edhe ish-kunata e Irfetes Jolanda Ciko, e cila na çoi në gjurmët e djalit të 63-vjeçares. Aty mësuam se Irfetja është bërë edhe gjyshe.

Unë e kam rritur Arian Cikon. Ai është sot 39 për 40 vjec dhe ka një djalë 15 vjec. Arjani e ka kërkuar Ifeten, ne të gjithë e dinim të vdekur. Vetëm me tezen në Amerikë ai ka kontakte dhe ajo ia ka konfirmuar vdekjen e nënës. Unë e kujtoj shumë mirë që ajo ishte 23 vjece kur u divorcua, ndërsa djali ishte 2 vjec dhe familja nuk e përkrahu. Deri në moshën 8-vjecare djalin ia rrita unë. Ish-burri i Ifetes u martua sërish dhe ai u rrit nga njerka. Sot ai jeton në Tiranë. Ifetja ka qenë shumë e bukur dhe më vjen keq që e shoh në këtë gjendje.

’Pa Gjurmë’ nuk ndalet këtu me këtë histori, pasi misionin vazhdon, me shpresën që të mund të realozjmë takimin e nënës me të birin...

 

Emisioni i plotë

O.D./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • okej: 24/09/2021 06:51

    normal e dine te vdekur se nuk funksiono shteti

    Përgjigju
    • tori: 24/09/2021 15:22

      okej:karabushi apo karaduzi i Sales,vetem mend nuk mund te kesh.

    • Era: 24/09/2021 12:19

      Se ka humbur kujtesen zonja, e ka fajin shteti!?? Po ne spital kush e coi, kush e kuroi, kush ia gjeti strehen per te jetuar denjesisht kur vete familja e paska braktisur? Ne fakt vete familja e paskan dashur te vdekur... Po pse jeni kaq armiqsor me shtetin, nuk e kuptoj!!!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani