SARANDE- Një vajzë minorene vetëm 16-vjeçe, tregon linjën e trafikut të prostitucionit nga Sarandë në Athinë, ku drejtues të kësaj linje kanë qënë dy personat Martin Buzheri, tashmë i arrestuar dhe E.Zh., i shpallur vetëm pak kohë në kërkim dhe se çështja në ngarkim të tij ende është në diskutim nga ana e Prokuroorisë së Krimeve të Rënda. Të dy personat janë denoncuar në muajin Gusht të vitit të kaluar nga dy vajza që kanë qënë përdorur si prostituta në hotelet e Sarandës dhe më pas janë trafikuar në Greqi, duke u detyruar të dalin në rrugë për llogari të dy personave të sipërcituar.

Vajzat me inicialet A.B nga Gjirokastra dhe minorenia M.K nga Delvina, kanë treguar detaje rreth skemës së veprimit të grupit kriminal, ndërkohë shumë shpejt ato pritet të dëshmojnë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, lidhur me aktivitetin që kanë pasur në kryeqytetin Grek Athinë. Në dëshminë e njërës prej vajzave që “Shqiptarja.com” zotëron, tregohen skema e trafikut, ku pjesë e bandës kanë qënë edhe disa femra që bashkëpunonin me dy personat e sipërcituar, njëherësh dhe ushtronin prostitucion për llogari të tyre. Rrjeti i prostitucionit përfshinte vajza nga rrethet e Përmetit, Durrësit e Gjirokastrës dhe Delvinës, të cilat pasi përdoreshin në motelet e Delvinës dhe hotelet buzë detit në Sarandë për klientët e gjetur nga tutorët, niseshin drejt Greqisë. Gjatë fazës së hetimit fillestar policia shoqëroi në komisariat disa nga klientët e deklaruar nga vajzat, banorë të Delvinës. Skandali përfshiu sipërmarrës tregëtarë familjarë që kishin paguar 10.000 lekë ora për marrëdhëniet me vajzat.

Procesverbali është marrë nga Oficeri i Policisë Gjyqësore F. V., ku minorenia e dëmtuar tregon detajet e trafikimit dhe përdhunimit, keqtrajtimet dhe detyrimin për ta nxjerë në rrugë.
Me shtetasin Martin Bizhuri, njihemi prej disa kohësh dhe ai më ka propozuar që të largoheshim në Greqi. Pas kësaj bisede unë jam takuar dhe herë të tjera me Martinin dhe më datë 03.07.2013 në orën 12:00 unë së bashku me Martinin dhe shokun e tij E.Zh., dhe pasi kemi hipur në makinën e këtij të fundit jemi nisur në drejtim të Kakavijës. Makina me të cilën udhëtuam në drejtim të Kakavijës është e markës “Pezho” me ngjyrë blu me targë AA 749 FZ.

Kur kemi shkuar në Kakavijë organet shqiptare na kanë lejuar të iknim, ndërsa në palën greke na kanë mbajtur aty për disa orë. Arsyeja se përse ata në kanë mbajtur aty, ishte se unë isha nën moshë dhe nuk më vulosën pasaportën dhe më pas ata na kanë kthyer mbrapsht në tokën Shqiptare. Kur unë jam kthyer në doganën Shqiptare, jam takuar përsëri me E. dhe Martinin,të cilët ishin ulur në një kafe aty pranë.Kemi qëndruar duke pritur aty deri në orën 19:30 kur ka ardhur autobuzi i linjës së Sarandës dhe më pas unë kam hipur në të vetëm dhe jam nisur në drejtim të qytetit të Athinës, kurse Martini me E., do të niseshin më vonë me makinë.

Unë kam mbëritur në Athinë në orën 06:00 të mëngjesit dhe tek stacioni ku zbrita më ka pritur një vajzë, e cila quhet Anisa, po mbiemrin nuk ja di dhe është e moshës rreth 23 vjeç dhe është nga qyteti i Gjirokastrës. Pasi u takova me Anisën kemi shkuar në një shtëpi që mesa mësova ishte e E., dhe kam qëndruar aty dy ditë së bashku me Anisën dhe pas dy ditësh kanë ardhur edhe Martini, i cili erdhi në mëngjes ndërsa E., erdhi në drekë.

Pyetje:Çfarë pune do të bënit ju në qytetin e Athinës, po Martini me çfarë pune do merrej?
Përgjigje: Sipas bisedës që Martini kishte bërë me E, unë do të punoja si pastruese për momentin sa do të shkonim aty, kurse Martini do të gjente punë tjetër, po unë nuk di se çfarë pune konkretisht. Duke qëndruar në shtëpi në ditët në vazhdim nga ana e E, ka filluar presioni në mënyra të ndryshme që unë të dilja dhe të punoja si prostitutë. Këtë bisedë ai e ka hapur në ditën e katër, pasi unë kisha shkuar në Athinë, kur më tha se më kishte gjetur një punë dhe në pasdite do të takonim pronarin grek për të biseduar në lidhje me punën që unë do të bëja. Kur kemi shkuar për të takuar kemi qënë unë së bashku me E, dhe një vajzë tjetër, të cilën unë nuk e njihja, dhe që ishte e njohura e E, dhe di që ishte nga Durrësi dhe më vonë aty ka ardhur dhe Anisa.

Kur kemi shkuar aty jemi futur në një lokal, ku me sa pashë ishte një lokal ku bëhej seks dhe aty kemi takuar një shtetas grek që ishte i moshës 55 vjeç. Pasi jemi takuar aty E, më ka thënë se do të punoja aty dhe do shkoja me klientë që do të vinin kundrejt pagesës prej 30 euro për çdo klient. Unë nuk kam pranuar që ta kryer këtë rol dhe më pas jemi larguar dhe kemi shkuar në një lokal, ku kemi gjetur Martinin, të ulur me një shoqe tjetër të E. Pasi jemi ulur aty, vajzën nga Durrësi ka ardhur dhe e ka marrë një djalë Shqiptar, por nuk me di nga ishte dhe ata janë larguar dhe si kam takuar më, por di që ishte shok i E. Kur shkuam aty E, shkëmbeu një debat me Martinin për arsye se pse ai ishte me shoqen e tij dhe në lokal nuk kemi qëndruar shumë dhe më pas kemi shkuar në shtëpi. Gjatë rrugës E., më tha se do ta mbyllte derën nga brenda dhe s’do ta lejonte Martinin të hynte në shtëpi....

Kur kemi shkuar në shtëpi unë jam shtrirë tek krevati ku kisha fjetur për tre ditë rresht dhe E., ka ardhur është afruar tek unë dhe në dorë ka pasur një thikë e në dhomë së bashku me mua ishte dhe Anisa. E., filloi të më kërcënonte dhe të më rihte dhe të më qëllonte si mua dhe Anisën, dhe më pas më ka vënë thikën në fyt dhe filloi të më prekte në të gjitha pjesën e trupit. Mua kjo situatë nuk më ka pëlqyer dhe e kam kundërshtuar E., lidhur me këto prekje dhe më pas ai më ka kapur me forcë dhe më ka përdhunuar. Prezent në dhomë në momentin që ka ndodhur kjo ishte dhe Anisa, e cila ishte keqtrajtuar dhe ajo nga ana e E. Pa kaluar shumë në shtëpi erdhi Martini dhe filloi ti binte derës dhe E., spo e hapte dhe është drejtuar nga unë me një thikë në dorë duke më thënë që të mos nxirja zë ose do të më vriste, si mua dhe Anisën.

Martini u përpoq të hapte derën por ishte e mbyllur me zinxhir dhe E., i ka thënë se nuk kishte më punë në shtëpinë e tij dhe të largohej. Më pas Martini që të më nxirte mua nga shtëpia, por ai ska pranuar.Martini ka qëndruar tek dera rreth 3 orë dhe më pas është larguar. Gjatë kësaj kohe unë kam qënë në dhomë dhe kisha frikë të thërisja për shkak të dhunës që E., ushtroi ndaj meje dhe thikës që ai kishte në dorë.

Pyetje: Në çfarë forme është ushtruar presioni nga ana e shtetasit E.Zh, ndaj jush për të punuar si prostitutë?
Përgjigje: Presioni ndaj meje është ushtruar me kërcënime se do të më vriste në rast se unë do të njoftoja familjen time, e cila ishte në Shqipëri. Në disa raste më ka keqtrajtuar fizikisht duke më rahur dhe goditur me sende të forta.

Ankim Llallës, Familja e vajzës u largua nga Delvina
 
Dje Prokurorit të Përgjithshëm, babai i vajzës shtetasi S.K i ka drejtuar një lutje të noterizuar për të patur hetime profesionale mbi këtë çështje, pasi sipas tij periudha e verës me pushime për zyrtarët dhe ndryshimet e fundit kanë krijuar një klimë jo intesive të hetimeve mbi këtë rrjet dhe kërkoi edhe njëherë një mbështetje serioze prej tij. Prindërit e minorenes u vunë nën presion në Delvinë, dhe nën frikë, pasi asnjë zhvillim më pas përsa u takon hetimeve. Baba i minorenes vendosi shitjen e shtëpisë dhe zhvendosjen e gruas dhe dy vajzave të tij më afër kryeqytetit, aty ku drejtësia kishte dhe dosjen e një prej rrjeteve më të frikshme të trafikut në jug.

faksimile
 
 
 Shkrimi u publikua sot (08.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)