Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka folur për triumfin e ekipit të tij në Kupën e Botës pas 36 vitesh. Veç fitores historike në finalen me Francën, Scaloni ka treguar edhe mënyrën sesi e ktheu Messin në ekip. Për mendimin e trajnerit, Messi është më i mirë se Maradona.
“Pasi mora drejtimin e Argjentinës vendosa që bashkë me stafin tim të bënim një video-telefonatë me Messin dhe i kërkuam që ai të kthehet. Ai vendosi të na bashkohej dhe ndërtuam një grup të jashtëzakonshëm. Kupa e Botës ishte si një film dhe një udhëtimi spektakolar", tha fillimisht trajneri.
Më pas Scaloni foli edhe për triumfin në Kupën e Botës dhe finalen emocionuese mes Argjentinës dhe Francës.

"Çelësi ynë ishte që ta shijonim pasi e dinim se ishte një rrugë e vështirë mund ta fitonte çdokush. Deri në minutën e 80 ishte një ndeshje spektakolare për ne, por më pas gjërat ndryshuan. I kam imazhet e vazhdimit ende në kokë. Ishte për të ardhur keq që nuk e mbyllëm për 90 minuta sepse do ishte e padrejtë që Franca ta merrte në kohën shtesë nëse do të shënonte në fund", tha Scaloni.
Më pas trajneri i Argjentinës foli edhe për pyetjen që bëjnë të gjithë, më të mirin mes Messit dhe Maradonës.
"Për mua Messi është më i miri. Maradona ka qenë i mrekullueshëm, por Leo ka diçka të veçamtë", tha Scaloni.
Komente

