Policia dhe polumbarët e Repartit Special Renea po vijojnë kërkimet për gjetien e trupit të 36 vjeçarit Artan Rustemi, që u mbyt mbrëmjen e djeshme në lumë në Babrru. Sipas policisë gjatë ditës së djeshme rreth orës 21.00, në vendin e quajtur “Bregu i Lumit” afër urës së Babrroit, 36 vjeçarin  në gjendje të dehur e ka marrë rrjedha e lumit.

Menjëherë në vend kanë shkuar forcat e policisë të Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe një grup i Polumbarëve të Repartit Special Renea , ku kanë nisur menjëherë kërkimet, por si pasojë e motit të keq dhe errësirës , në orët e vona të natës kërkimet janë ndërprerë.

permbytjet babrru

Kërkimet për gjetien e trupit të 36 vjeçarit kanë nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku për 6 orë rrjesht, polumbarët kanë kontrolluar gjithë gjatësinë e lumit që prej “Urës së Babrroit” deri në Institut në Kamëz.

Njëkohësisht edhe inspektorët e Policisë së Rendit dhe Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr 4 kanë kërkuar në të dyja anët e shtratit të lumit për gjetien e trupit. Deri në këto momente nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 36 vjeçarit.

permbytjet babrru

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)