44-vjeçari që humbi jetën ditën e djeshme në Mat si pasojë e përmbytjeve, sot kishte gëzim në familjen e tij pasi do të fejonte njërën nga 4 vajzat.

Xhevahir Ndoji, trupi i të cilit ende nuk është gjetur, fatkeqësisht u mbyt dje në ujrat e lumit Mat, pasi rrjedha e mori atë duke mos mundur ta shpëtojë askush.

Familjarët e e 44-vjeçarit bëjnë apel për gjetjen e trupit, teksa shtojnë se nuk kanë gjetur as mjetin me të cilin udhëtonte.

Sakaq, reshjet e shiut kanë shkatuar probleme në zonën e Matit edhe gjatë natës. Në një sërë fshatrash janë shënuar rreshqitje te dherave, teksa disa lumenj lokalë kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar jo pak dëme.

Ndërkohë përmbytjet kanë shkaktuar jo pak probleme edhe në qarkun e Lezhës.

Lumi Mat ka dalë nga shtrati dhe ka sjellë përmbytjen e tokave bujqësore ne zonën e Tales dhe fshatrave që përshkron ky lumë.

Ndërkohë në Mirditë njësia administrative e Kaçinarit është tërësisht e izoluar.

Mjetet e ushtrisë ndodhen në terren për t’ju ardhur në ndihmë banorëvë të këtyre zonave.

Edhe në Fushë-Krujë kanë vijuar përgjatë gjithe natës reshjet e shiut. Për pasojë janë përmbytur dhejtra hektarë tokë bujqësore në fshatrat e Fushë-krujës.

Banorët kanë pësuar dëmë të konsiderushme.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com