Pas 29 ditësh kërkime është gjetur sot në liqenin e Ulzës, pranë fshatit Urakë trupi i pajetë i të riut Jurgen Karaj, i cili rezultonte i zhdukur që prej 10 janarit në Klos.
Operacioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua në lumin Mat dhe përfshiu 82 efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. Gjatë kërkimeve u përdorën edhe dronë nënujorë.
Jurgen Karaj, nga fshati Fullqet i Klosit, humbi jetën mbrëmjen e 10 janarit në një aksident rrugor. Ai ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga shoku i tij, Andi Losha, I cili u arrestua nga policia pasi dyshohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i dha ndihmë 30-vjecarit.
Makina ra fillimisht në përroin e Darsit dhe më pas përfundoi në lumin Mat, duke u zhvendosur deri në liqen.
“Gjatë operacionit të pandërprerë të kërkimit për gjetjen e shtetasit J. K., në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lumin e fshatit Urakë, u gjet një trup i pajetë, i cili dyshohet se i përket shtetasit J. K., 30 vjeç, i cili më datë 10 janar 2026 u mor nga rrjedha e përroit të fshatit Dars.
Në operacionin e kërkimit u angazhuan polumbarët e RENEA-s, Forca Kombëtare e Sigurisë, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcat Speciale të Kosovës, si dhe forca vullnetare dhe familjarë.
Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të identitetit dhe shkaqeve të humbjes së jetës”, njoftoi sot policia.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
9 Mars, 15:01
PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
51.5%
-
Të gabuar
43.8%
-
Jam i/e dyzuar
4.7%
Vota total: 169
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Klos/ Banorët e Kurdarisë vijojnë protestat kundër ndërtimit të HEC-it: Do të rezistojmë deri në vdekje! Përzënë punonjësit bashkë me mjetet e firmës
6 Mars, 15:33
-
Bllokuan rrugën kundër punimeve për HEC-in në Kurdari, nën hetim 5 banorë të Klosit
5 Mars, 14:46
-
Klos/ Banorët e fshatit Kurdari ngrihen në protestë, akuzojnë firmën që kërkon të ndërtojë hidrocentralin për kërcënime përmes personave me profil kriminal
4 Mars, 18:16
-
Efektivi i Dibrës plagoset gjatë operacionit, dërgohet te Trauma! Trafikanti i drogës e hedh nga muri, vihet në pranga (EMRAT+FOTO)
4 Mars, 09:20
-
'A thua ka pas nevojë Dibra për fjalët e Xhelal Mziut në Parlament', demokrati ia thotë në sy Berishës (VIDEO)
3 Mars, 21:04
-
Fluks kamionësh në doganën e Bllatës, shoferët kërkojnë përshpejtim të procedurave dhe shtim të sporteleve
3 Mars, 12:46
-
Bulqizë/ E kishte kthyer lokalin në ‘fole’ për lojëra fati, arrestohet administratori
28 Shkurt, 13:49
-
Dhunoi partneren shtatzënë me sende të forta, 25-vjeçari arrestohet pas ekstradimit nga Beogradi në Tiranë
26 Shkurt, 13:11
-
‘Fundoset’ Unaza e Burrelit! 960 metra rreth 1.3 mln €! Banorët ngrenë supet: Këtu toka rrëshqet nga 2010-a (Por përse investon ARRSH?)
26 Shkurt, 13:05
-
Plas sherri me sende të forta në Burrel, dy persona shpallen në kërkim
26 Shkurt, 12:47
-
Pamje mahnitëse nga Parku Natyror 'Liqeni i Ulzës', Rama: Destinacion i preferuar për vizitorët
23 Shkurt, 14:04
-
Furnizoi ‘Benzin’ me naftë dhe u largua pa paguar duke rrezikuar jetën e punonjësit të karburantit, arrestohet 28-vjeçari në Bulqizë (VIDEO)
22 Shkurt, 09:23