Pas 29 ditësh kërkime është gjetur sot në liqenin e Ulzës, pranë fshatit Urakë trupi i pajetë i të riut Jurgen Karaj, i cili rezultonte i zhdukur që prej 10 janarit në Klos.
Operacioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua në lumin Mat dhe përfshiu 82 efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. Gjatë kërkimeve u përdorën edhe dronë nënujorë.
Jurgen Karaj, nga fshati Fullqet i Klosit, humbi jetën mbrëmjen e 10 janarit në një aksident rrugor. Ai ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga shoku i tij, Andi Losha, I cili u arrestua nga policia pasi dyshohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i dha ndihmë 30-vjecarit.
Makina ra fillimisht në përroin e Darsit dhe më pas përfundoi në lumin Mat, duke u zhvendosur deri në liqen.
“Gjatë operacionit të pandërprerë të kërkimit për gjetjen e shtetasit J. K., në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lumin e fshatit Urakë, u gjet një trup i pajetë, i cili dyshohet se i përket shtetasit J. K., 30 vjeç, i cili më datë 10 janar 2026 u mor nga rrjedha e përroit të fshatit Dars.
Në operacionin e kërkimit u angazhuan polumbarët e RENEA-s, Forca Kombëtare e Sigurisë, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcat Speciale të Kosovës, si dhe forca vullnetare dhe familjarë.
Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të identitetit dhe shkaqeve të humbjes së jetës”, njoftoi sot policia.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Shkurt, 23:06
Kushtetuesja rrëzon Ramën dhe Balluku pezullohet, jeni dakord me vendimin?
-
Po
47.7%
-
Jo
45.5%
-
Jam i/e dyzyar
6.8%
Vota total: 1282
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E mori rrjedha e përroit pas aksidentit në Klos, ministri Vengu: U gjet një kartë identiteti, nuk do ndalim operacionin për gjetjen e 30-vjeçarit (VIDEO)
5 Shkurt, 16:01
-
E mori rrjedha e përroit pas aksidentit në Klos, Forcat e Sigurisë së Kosovës kërkime me dron për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit
4 Shkurt, 11:59
-
Mbi 500 shoferë të gjobitur në Dibër, Policia Rrugore: Çdo shkelje rrezikon jetë!
3 Shkurt, 13:53
-
Refuzoi kontrollin dhe tentoi t’i largohej policisë, arrestohet në Dibër 42 vjeçari nga Maqedonia e Veriut
3 Shkurt, 12:25
-
Aksident në aksin Mat-Shkopet, makina del nga rruga dhe bie në përrua
1 Shkurt, 14:04
-
Bie nga lartësia, ndërron jetë 57-vjeçari në një minierë në Bulqizë (EMRI)
31 Janar, 13:36
-
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës Artion Duka, në vend të tij komandohet Armir Gjikolaj
30 Janar, 13:20
-
Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, arrestohet nga policia (EMRAT + VIDEO)
30 Janar, 11:48
-
U mbyt në lumin Mat, 30-vjeçari i zhdukur prej 3 javësh! Forcat Speciale të Kosovës vijnë për kërkimet, vëllai i viktimës: Dua të gjendet trupi, të ketë një varr! (VIDEO)
29 Janar, 12:47
-
Reshjet e shiut vështirësojnë qarkullimin në Skuraj-Burrel, rënie gurësh dhe mjegull e dendur
25 Janar, 11:09
-
VIDEO/ Ndodh në Kategorinë e Parë, gardiani i Ilirisë hap portën në shenjë proteste për 11 metërshin
24 Janar, 16:05
-
Dibër/ Aksidentoi 72-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 65-vjeçari
23 Janar, 10:24