SHKODËR - Age Koçeku nga Gruda e Re është gruaja që ka bindur vrasësin e çiftit të turistëve çek, Sokol Mjacaj, të dorëzohej pranë forcave të policisë, të cilat kishin zbarkuar në fshat, por nuk kishin vendndodhjen e saktë të vrasësit.
Në një intervistë ekskluzive për televizionin A1 Report, Age Koçeku ka rrëfyer se si e ka pikasur vrasësin pranë pallatit të saj ndërsa po shikonte përmes televizionit operacionin për arrestimin e tij.
E moshura pavarësisht frikës i ka kërkuar vrasësit të hyjë në banesë, ndërsa ky i fundit sapo ka ardhur ka kërkuar një gotë ujë.
“Dola pash, se ai ishte poshtë, unë isha lartë. Kur doli atje në rrugë i thirra: Hë more shok ça do? “Jo, kurrgjë” tha ai dhe iku drejtë asaj shtëpisë. Më pas hoqi çorapet, mori shapkat edhe erdhi prapë dhe më tha , “dua ujë”. Mirë i thashë, ujë po të jap, erdhi dhe s’pyeti hiç, u ul brenda. Edhe i thashë, mos je ai djali? Po tha, “ai djali jam.”, rrëfen gruaja.
Në nisje të bisedës e zonja e shtëpisë është përpjekur të bindë 20-vjeçarin të dorëzohet pranë forcave të policisë. Vetë Sokoli nuk ka kryer asnjë veprim të dhunshëm ndaj gruas, por i ka kërkuar telefonin që të fliste me policinë që kishte rrethuar fshatin.
“I thash më mirë dorëzohu, se do bëhet puna edhe më keq se është bërë. Ndënjti dhe një moment dhe më tha a ke telefon? Po i thashë kam. Më tha a po ma merr pak policinë? Po i thashë. E mora policinë vet, foli edhe ky vet. Edhe s’ka vonuar, policia ka ardhur në sekonda e ka marr nga aty.”- tha Age Koçeku
Ndonësë kishte kryer një krim makabër, 20 vjeçari ishte shumë i qetë pohon ndër të tjera Age Koceku, e cila shton se ky fakt i futi asaj edhe më tepër frikën.
“Më e frikësuar isha unë, se ishte ai. Ai ishte shumë i qetë, unë për vet po dridhesha. Kur mbusha ujin gjysma e gotës mu derdh se po thoja mos po më ther se i kishte duar të në xhepa, thashë ka ndonjë pistoletë a ndonjë gjë tjetër. I thashë mos e merr veten në qafë, se po më merr më qaf mua dhe veten. Jo, jo, tha të mos kesh merak, nxorri një thikë të vogël, ja këtë kam, e futi prapë në xhep dhe erdhi policia pastaj.”- thotë e emocionuar nga kujtimi i atij momenti Koçeku.
Biseda mes Age Koçekut dhe vrasësit ka qënë shumë e shkurtër dhe kryefalë ishte përpjekja e gruas për ta bindur të dorëzohet.

(Ky pallat i vjetër dy katësh i ndërtuar në kohën e regjimit komunist ka qenë streha e fundit e autorit të vrasjes së çiftit cek.)
Ndonëse në fshatin Grudë e re kanë zbarkuar më shumë se 350 efektivë policie, 20 vjeari i favorizuar nga njohja e zonës ka mundur të fshihet për disa orë.
Fillimishtë është fshehur në shkollën 9 -vjecare pastaj pastaj ka ardhur në zonën pranë pallatit, ku ka gjetur strehe dhe në fund është dorëzuar tek forcat e rendit.
Banorët e fshatit Grudë e kanë të vështirë të flasin para kamerave por jashtë saj e dënojnë ashpër krimin e të riut, i cili nuk ishtë një emër i panjohur për ta, për drejtësinë dhe për policinë.
Fshati Lotaj ku ka lindur 20-vjecari është një fshat tejet i thellë malor dhe pa ndihmën e një udhërrëfyesit është e vështirë të shkosh.
Pas daljes nga burgu, Sokol Mjacaj, jetonte me babain dhe vellain në fshatin Lotaj, ndërsa e ema kishte vdekur duke u vetehelmuar përpara 5 vitesh në momentin që kishte marre vesht se I biri ishte një nga njerëzit që mori pjesë në vrasjen e 13 vjeçarit. Por edhe sipas banorëve të zonës, Mjacaj ka qenë mjaft problematik për të gjithë fshatin.
Gazetari i televizionit A1 Report në Shkodër, Elvis Nabolli, takoi në afërsi të Grudës bashkëfshatarin e Sokol Mjacajt, Nikoll Shullani, i cili është aktivist i shoqatës së pajtimit të gjaqeve në këtë zonë.
I tramautizuar nga vrasja makabre e Michael Svatos dhe Anna Kasinoven ai kërkon ndëshkimin maksimal për autorin sipas kanunit.
Grupi i xhirimit të Televizionit A1 Report ishte në venin ku Sokol Mjacaj vendosi të ekzekutonte në mënyrë barbare çiftin cek.
Mbrëmjen e së premtes 20 vjecari Sokol Mjacaj i bëri pritë mjetit ku udhëtonin çifti çek Michaal Stavos dhe Ana Kosinova dhe pasi u fut me nën kërcimin e armës ne mjet pasi disa kilometrash rrugë që ai vendosi t’i ekzekutonte me plumb pas koke. Vetëm 48 orë pas kësaj ngjarje 20 vjeçari u prangos nga forcat e policisë.
/Shqiptarja.com

VIDEO
Kishte biçak, ju luta të dorëzohej">