Tre të rinjë janë arrestuar nga Policia pasi kanë tentuar të qëllojnë me kaçavidë një efektiv të policisë rrugore.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, në pranga kanë rënë Armando Stafasani 25 vjeç, Klajdi Stafasani 28 vjeç dhe Gentian Albrahimi 21 vjeç.

Këta tre persona nuk i janë bindur urdhrit të policisë, teksa ishin duke ecur me një mjet tip smart në qendër të Fushë-Krujë.

Ata po udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara dhe me xhama të zinj. Menjëherë, Efektivat e Policisë i janë vënë në ndjekje duke bërë të mundur kapjen e tyre, por në këtë moment ata kanë kundërshtuar policinë dhe Klajdi Stafasani ka tentuar ta godasë me kaçavidë njërin nga punonjësit. Në vijim i kanë kundërshtuar, kanosur dhe goditur me grushta efektivat G.H. 35 vjeç, banues në Tiranë dhe D.Ç. 22 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
kacavide

kacavide


Policia sekuestroi një mjet tip Smart me targa AA 771 LP, një mjet tip Golf me targa AA 800 NF dhe kacavidën, me të cilën i riu do të qëllonte efektivin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik ”, ” Goditjet për shkak të detyrës”dhe”Kanosjet për shkak të detyrës”.


Redaksia online
(A.T/shqiptarja.com)