Nuk do të lejohen përqafimet, shtrëngimi i duarve dhe as të pështyhet. Këto janë disa nga rregullat e reja higjienike që zbulohen nga mediat gjermane të cilat duhet të zbatohen nga futbollistët. Protokolli i sigurisë prej 35 faqesh duhet të zbatohet me përpikmëri nga futbollistët e Bundësligës dhe Bundesligës 2 që nga kjo e shtunë e 16 majit kur do të rikthehen në fushë.
Ndeshjet do jenë pa tifozë dhe kjo për shkak të emergjencës nga koronavirusi. Vendimi u morr që më 6 maj për rifillimin e kampionatit ndërsa fundi i këtij sezoni është parashikuar për 27-28 qershor. Përgatiti Andi Kapxhiu

Komente

