E ndihmoi tërmeti të fitonte çmimin? Eneda Tarifa përgjigjet ndaj komenteve negative

E ndihmoi tërmeti të fitonte çmimin? Eneda Tarifa përgjigjet ndaj komenteve negative

Eneda Tarifa

Pas fitores së Enedës në “Këngën Magjike” me këngën “Ma zgjat dorën” dolën shumë polemika.

Madje disa komentues thonin se  nëse nuk do kishte ndodhur tërmeti, Eneda nuk do fitonte.

Eneda Tarifa është shprehur në emisionin “Tempora” se polemika ndodhin gjithmonë dhe nuk mendon se e ka ndihmuar ngjarja e 26 nëntorit në fitoren e saj në “Këngën Magjike”, përkundrazi kjo e ka penalizuar brenda në konkursin midis artistëve.

Unë mendoj që edhe sikur mos kisha asgjë në skenë, as balerinë, as kontekstin e caktuar që iu përshtat këngës, mendoj që kënga ime ishte një këngë e mrekullueshme dhe unë kam bërë të pamundurën dhe kam një arritje personale në një sfidë në këtë këngë për ta sjellë ndryshe dhe për ta kënduar jashtë formës që Eneda këndon në përgjithësi një këngë”, është shprehur këngëtarja.

Ajo ka thënë se kënga kishte distancë nga disa këngë të tjera të bukura të “Këngës Magjike”, dhe do t’ia kishte dalë gjithsesi edhe pa kontekstin që mori pas tërmetit.

Përsa i përket zhurmave të shkaktuar një grup të rinjsh që thërrisnin emrin e Fifit në sallë në momentin që do shpallej fituesi, ajo shprehet se ishin thjesht tifoza.

“Ishin një grup të rinjsh të stacionuar në një vend të caktuar, kjo është tifozëri. Ndërsa përsa i përket zhurmave që janë shkaktuar midis këngëtarëve të tjerë, unë di të them që çmimet i kam dhe kupat i kam.

 Në fund të fundit janë një dekor në shtëpinë time. Kënga është ajo që mbetet gjithsesi me kup apo ka kupë, prandaj kjo më lumturon”, ka thënë Eneda.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali