E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy Vanhorn zhvilloi një takim në kryeministri, ku qëndroi përreth 20 minuta. 

Report Tv mëson se Vanhorn është takuar drejtoreshën e kabinetit qeveritar, Vali Bizhga

Kjo vizitë në godinën qeveritare, është e para e diplomates amerikane, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe vjen vetëm një ditë pasi Komisioni Rregullator certifikoi rezultatin e garës elektorale të 4 muajve më parë.

Kryeministri Edi Rama prej ditësh ka takuar disa nga ministrat aktual ndërsa më 11 shtator në asamblenë e Partisë Socialiste pritet të shpallë kabinetin e ri qeveritar.

 

Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?